×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Isufi: Do të vërtetohet pafajësia në Speciale, Qeveria të mbajnë takim të jashtëzakonshëm

    FrontOnline
    05 Nëntor 2020

    Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, duke komentuar zhvillimet e fundit lidhur me Gjykatën Speciale, ka thënë për KosovaPress, se kjo është goditje ndaj vlerës së lirisë së Kosovës.

    Ahmeti ka theksuar se kjo gjykatë do të vërtetojë pafajësinë e atyre që janë akuzuar për luftë.

    “Kjo është goditje ndaj vlerës së lirisë, ndaj Kosovës dhe sidomos ndaj perspektivës së Kosovës, prandaj Gjykata Speciale e cila është votuar në Parlamentin e Kosovës, konsiderojmë që ka qenë akt i gabuar sepse është dashur një gjykatë vendore t’i kryej këto obligime nëse ka pasur pretendime për krime lufte por jo që e tëra të jetë ndaj një etnie. Po ashtu, konsiderojmë se kjo gjykatë do të vërtetoj pafajësinë e atyre që janë akuzuar sepse lufta jonë ka qenë e drejtë. Kriminelët e vërtet janë sot në Beograd janë ata që udhëheqin me Serbinë dhe kjo politikë e BE-së dhe e mekanizmave ndërkombëtar është e gabuar sepse në krye të shtetit serb janë ata që e kanë dëmtuar Kosovën, ndërsa çlirimtaret në burgun e Hagës”, ka thënë Isufi.

    Ai ka shtuar se Qeveria e Kosovës duhet të mbajë një takim të jashtëzakonshëm, ku do të vlerësonte për hapat e mëtutjeshëm se si do të duhet të sillej dhe të përkraheshin përfaqësuesit e UÇK-së në Hagë.

    “Duhet të gjitha institucionet e në këtë rast Qeveria e Kosovës të mbajnë një takim të jashtëzakonshëm në të cilin do të vlerësonte për hapat e mëtutjeshëm se si do të duhet të sillej dhe të përkraheshin përfaqësuesit e UÇK-së që sot janë në Hagë. Po ashtu, edhe këshilli i sigurisë kombëtare të vlerësoj situatën me këtë rast sepse kemi të bëjmë me personalitete të larta të shtetit dhe partitë politike të jenë unike, institucionet të gjithë ta ndjejnë përgjithësinë për situatën që e kemi”, ka thënë ai.

    Derisa kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, nuk ia ka komentuar zhvillimet e fundit në vend

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar pas ndërprerjes së ndeshjes mes Kosovës dhe Rumanisë në Bukuresht. Ndeshja është ndërprerë pas thirrjeve...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Inspektorati i Punës, ka kryer kontrolla në pompat e derivateve dhe lokaleve të masazheve. Kryeinspektori i Inspektoratit Qendror të Punës, Hekuran Nikçi...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Deputetja e parlamentit të Suedisë, Helena Bouveng dhe ambasadori suedez në Prishtinë, Jonas Westerlund, kanë deklaruar se Kosova do ta ketë mbështetjen...
    Të tjera
    Sport15 Nëntor 2024
    Lojtarët e Kosovës kanë vendosur të lëshojnë fushën pas provokimeve dhe thirrjeve raciste nga tifozët ultras të Rumanisë kur ndeshja ishte në...
    Vip15 Nëntor 2024
    Xuxi i ka kërkuar falje vëllait të Xhenetës, Xhaferit, lidhur me deklaratën e tij për familjen, dhe ia ka falur! “Hallall ta...
    Vip15 Nëntor 2024
    Xuxi ka përqafuar Xhenetën dhe vëllain e saj që erdhi në shtëpinë më të famshme në vend. Të dy ia pranuan kërkimfaljen...
    Vip15 Nëntor 2024
    Vëllai i Xhenetës, Xhaferi, ka hyrë brenda shtëpisë më të madhe në vend duke iu drejtuar Xuxit për fjalët që ky tha....
    Vip15 Nëntor 2024
    Vëllai i Xhenetës, Xhaferi, ka hyrë në shtëpi për të takuar motrën e tij. Xheneta ishte e ngrirë me komandë nga ‘Vëllai...
    Vip15 Nëntor 2024
    Xuxi ka kërkuar falje Xhenetës lidhur me deklaratën e tij për familjen kësaj të fundit. Xuxi, i cili i ka thënë Xhenetës...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.