Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe kandidati për kryetar komune, Shpejtim Bulliqi, kanë pritur në takim Xhevdet Malokun, ish-kryetarin e partisë Fjala në Podujevë, i cili sot aderoi në Qendrën e Vetëvendosjes në Podujevë.
Xhevdet Maloku është magjistër i ekonomisë, punon në Postën Gjermane në Kosovë. Ai është një kuadër i ri i cili na u bashkua në betejën e përbashkët për ta bërë ndryshimin e madh në komunën tonë. Ai u zotua për punë dhe angazhim në rritjen dhe zgjerimin e organizatës. Kuadrot si Xhevdeti, na duhen shumë nesër për të qeverisur mirë dhe me drejtësi, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.