×
  • Lajme
  • Lajme

    ​IKD dhe RrGGK: Prokuroria dhe Policia neglizhuan rastin e Sebahate Sopit

    FrontOnline
    17 Mars 2021

    Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës kanë reaguar ndaj neglizhencës që sipas tyre ka treguar Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Policia e Kosovës ne rastin e Sebahate Sopit. Sipas tyre, këto të fundit nuk kanë përmbushur obligimet ligjore ne rastet ku cenohet integriteti i grave tek veprat penale te dhunës në familje.

    Sebahate Sopi dyshohet se me 14 mars vra nga bashkëshorti i saj. L.S dyshohet poashtu se në lagjen Emshir në Prishtinë me armë zjarri ka vrarë fillimisht bashkëshorten e tij, e më pas e ka vrarë edhe vetën.

    Në një konferencë për media, IKD dhe (RrKK), kanë publikuar gjetjet preliminare të hulumtimit të rastit të vrasjes së Sebahate Sopit: “Shteti me mos veprim, privon nga jeta Sebahate Sopin”.

    Ehat Miftaraj nga IKD tha se me kushtetutë e drejta për jetë është elementare dhe duhet të garantohet nga shteti.

    Sipas tij, Kosova gatë vitit të kaluar kishte inkorporuar edhe Konventën e Stambollit.

    “Në rastin konkret, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dështuar të ushtrojë kompetencat e saj për t’iu ofruar mbrojtje Sebahate Sopit. Prokuroria Themelore në Prishtine dje në mënyrë amatoreske u mundua t’i ikë përgjegjësisë dhe të gënjejë publikisht që ka marrë të gjitha hapat për mbrojtje”, tha Miftaraj.

    Më tej, Miftaraj tha se përveç se Sopi ishte viktimë e burrit, e njëjta ishte viktimë edhe e shtetit.

    E, Adelinë Berisha nga Rrjeti i Grave të Kosovës theksoi se gratë për vjet me radhë po e raportojnë dhunën, por që institucionet gjegjëse po refuzojnë të ofrojnë mbështetje, çka po rezulton me përfundim të jetës me fatalitet.

    “Prokuroria të bëhet më serioze në zbatimin e punës së tyre. Do të kërkojmë shkarkimin e prokurorëve që po dështojnë në zbatimin e punës së tyre”, ka shtuar ajo.

    Hulumtuesi Shala nga IKD shtoi se prokurori i shtetit në komunikatën e djeshme duke u munduar ta mbulojë fajin e vet ka dëshmuar neglizhencën e treguar.

    “Bazuar në kodin penal dhuna në familje përcaktohen si vepër penale. Dhe nuk është relevante nëse e ndjera ka shprehur gatishmëri për të vazhduar tutje rastin. Konventa e Stambollit tani më është e zbatueshme në Kosovë. Përkundër rastit që ky rast ishte raportuar më 3 mars në Prishtinë, kanë qenë të gjitha predispozitat për një rrezikshmëri të jetës së Sopit”, theksoi ai.

    Tutje ai ka shtuar se institucionet gjegjëse ia kanë shkelur të drejtën për jetë Sebahate Sopit. Për këtë ai theksoi se kërkojnë nga sistemi prokurorial që urgjentisht të trajtohet aspekti i llogaridhënies dhe të shkarkohet kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe prokurori i rastit.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Nëntor 2024
    Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ka njoftuar se pilotët e Forcave të Sigurisë së Kosovës po vazhdojnë trajnimet në Bazën Ajrore të...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka quajtur “paçavure” doracakun e Edukatës Seksuale për të cilin tha se ka kërkuar nga kryetarët...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Pas Kryeqytetit dhe disa komunave tjera, edhe ajo e Vitisë do të ndalojë përdorimin e Doracakëve “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues” për...
    Të tjera
    Lajme14 Nëntor 2024
    Gazetari dhe analisti, Lavdim Hamidi, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se në zgjedhjet 9 shkurtit, ‘goditjen’ më të madhe Lëvizja Vetëvendosje...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka thënë se janë të gatshëm të përballen me të gjitha sfidat e sigurisë, dhe se,...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë kryesisht i vranët, ku pritet në zona të caktuara të ketë reshje të pakta shiu e...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka dënuar sulmin me thikë në Ferizaj, i cili ndodhi për shkaqe etnike.Kusari-Lila ka...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi gjatë ditës së nesërme do të dorëzojë padi ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme...
    Vip14 Nëntor 2024
    Dalja e Gjestit nga shou më i madh televiziv shqiptar, Big Brother VIP Kosova, do të gëzonte disa prej banoreve brenda shtëpisë....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.