Ashtu siç edhe pritej, Bayern Munich u votua si ekipi më i mirë në botën e vitit 2020 nga IFFHS, federata ndërkombëtare e historisë dhe statistikave të futbollit.
Kampionët e Evropës përfunduan përpara Palmeiras, finalist i Copa Libertadores së bashku me Santos dhe Paris Saint Germain. Interi ështëi katërti në renditje dhe i pari midis italianëve: Milani dhe Juvenetusi, në fakt, përfunduan në të gjashtin dhe të shtatën, pas Manchester Cityt, përcjell KosovaPress.
Renditja u krijua duke shtuar të gjitha pikët e ponderuara për secilën garë sipas rregullave të IFFHS-së, të vendosura nga IFFHS Exco nga janari në dhjetor.
Në Ligën e Kampionëve dhe Superkupën Evropiane, për shembull, 14 pikë jepen për secilën fitore, 7 në rast barazimi, 0 në rast të një disfate. Në vend të kësaj, ka 12 pikë për secilën fitore në Europa League, 6 për barazime, gjithmonë zero për humbje.
Kupa Botërore e Klubeve sjell pikë si Liga e Kampionëve, por fitimi i finales vlen 21 pikë, ndërsa në rast barazimi, fitohen 10.5 pikë.