Hungaria ka vendosur të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme deri më 8 shkurt, e cila është vendosur futur për të luftuar përhapjen e valës së dytë të pandemisë së koronavirusit, sipas një dekreti të miratuar të martën vonë.
Kufizimet, të cilat përfshijnë një shtetrrethim midis orës 20:00 dhe 05:00 të mëngjesit, një ndalim për mbledhjet dhe mësim online për nxënësit dhe studentët, do të zgjasnin deri në 11 dhjetor, por tani ato do të vazhdojnë edhe për dy muaj shtesë.
Numri i njerëzve të infektuar me koronavirus është rritur ndjeshëm që nga shtatori, por vetëm në fillim të nëntorit kryeministri Viktor Orban vendosi të shtrëngonte masat.
Më shumë se 4.200 raste të reja dhe 99 vdekje u regjistruan nga Hungaria të mërkurën, një rënie e lehtë nga java e kaluar kur kishte numra rekord.
Vendi me 9.8 milionë banorë u kursye kryesisht në valën e parë të pandemisë së koronavirusit në pranverë.
Për momentin, ka pothuajse 7.500 pacientë në spitalet hungareze, 581 prej të cilëve janë në aparate për frymëmarrje.
Një total prej 3.380 njerëz kanë vdekur në Hungari që nga fillimi i epidemisë, transmeton KosovaPress.