×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Hoxhiq: Sërish propagandë kundër kandidimit tim

    FrontOnline
    12 Mars 2021

    Në lidhje me disa shkrime në mediat serbe se një punëtor i komunës së Ranillugut, Bojan Markoviq, është përjashtuar nga puna për shkak se ka refuzuar të votojë Listën ‘Komuniteti i bashkuar’, Adriana Hoxhiq, gjatë një bashkëbisedimi për KP thotë se kjo është prapë një propagandë e re kundër kandidimit të saj për të hyrë në Kuvendin e Kosovës.

    Sipas saj, e gjithë kjo zhurmë po bëhet me qëllime të caktuara, duke mos e kuptuar frikën e madhe që po krijohet në publik kundër saj dhe Listës ‘Komuniteti i bashkuar’, të cilën ajo e udhëheqë.

    Hoxhiq i ka kërkuar personit nga Ranillugu që t’i drejtohet menjëherë organeve të drejtësisë, ndërsa e ka falënderuar që nuk ka rënë nën ndikimin e presioneve dhe nuk ka votuar për ‘Komuniteti i bashkuar’.

    Ajo theksoi se në rast të një vendimi negativ nga ana e Gjykatës Supreme, do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese dhe të gjitha institucioneve ndërkombëtare të cilat merren me të drejtat e njeriut.

    Hoxhiq: Falënderoj zotëriun që nuk ka ra pre e presioneve dhe nuk ka votuar për ‘Komunitetin e Bashkuar’

    “Kjo është prapë një propagandë e re kundër kandidimit tim dhe opsionit tim për të hyrë në parlament. Unë menjëherë kam reaguar mbrëmë, kam kërkuar në fakt nga vet personi që sa më shpejtë t’i drejtohet organeve të rendit, sepse vërtetë kjo çështje duhet të hetohet. Unë njëkohësisht dua ta falënderoj atë zotëriun që nuk ka ra në presione dhe nuk ka votuar për opsionin Komuniteti i Bashkuar… Kjo është duke u bërë me qëllim të caktuar, nuk e di pse kaq frikë po prijohet edhe në publik sa i përket opsionit tonë, Komunitetit të Bashkuar. Unë besoj se janë kundërshtarët ata për të cilët ekziston mundësia që ta humbin vendin në parlament. Unë besoj në institucionet e Kosovës, besoj se Kosova është një shtet ligjor dhe sot gjatë ditës do ta kemi përgjigjen nga Gjykata Supreme në lidhje me rastin tonë.. Ne do të vazhdojmë, do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese dhe më tutje, do t’i drejtohemi institucioneve ndërkombëtare që merren me të drejtat e njeriut”, ka thënë Hoxhiq.

    Ndërkaq, KP ka provuar të kontaktojë kryetarin e komunës së Ranillugut, Vlladica Aritonoviq, si dhe Bojan Markoviq, për të cilin thuhet se ka humbur punën vetëm se nuk e ka votuar ‘Komuniteti i bashkuar-Adriana Hoxhiq’, por ata nuk u janë përgjigjur thirrjeve.

    Në anën tjetër, mësohet se Bojan Markoviq ka demantuar shkrimet e disa mediave në gjuhën serbe, ku thuhet se ai përjashtohet nga puna për shkak se nuk ka votuar për Adriana Hoxhiqin.

    “Demantoj ashpër shkrimet nga intervista e REL nën titullin “Përjashtohet sepse nuk e votoi A.Hoxhiqin’, për shkak se fjalët e mia janë nxjerrë nga konteksti dhe janë keqpërdorur për qëllime politike. Pohoj me plot përgjegjësi se deri tani të drejtën time të votës e shfrytëzuar sipas dëshirës dhe vullnetit tim të lirë”, thotë mes tjerash Markoviq në demantin e tij.

    Nesër në këto zona nuk do të ketë rrymë deri në 5 orë
    Nga Rubrika
    Lajme24 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha shteti i tij ka politikat dhe interesat e veta dhe nuk është shërbëtor “as i Rusisë...
    Lajme24 Shtator 2024
    Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit është deklaruar të martën në lidhje me njëvjetorin e sulmit terrorist në Banjska. Përgjegjësinë për sulmin...
    Lajme24 Shtator 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku lokalisht pritet të ketë reshje të izoluara shiu,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni24 Shtator 2024
    Një tërmet me magnitudë 2.9 sipas shkallës Rihter është ndjerë sonte në Shkup dhe rrethinë. Sipas faqes së specializuar botërore për monitorimin...
    Lajme24 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë qëndrmit në New York, ka dekoruar ambasadorin e Rusisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB),...
    Lajme24 Shtator 2024
    Një aksident i rëndë mes tri veturave raportohet se ka ndodhur sonte në orët e mbrëmjes në rrugën Drenas-Komoran. Deri më tani...
    Lajme24 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me djegien e vilës së deputetit Mefail Bajqinovci.  Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës,...
    Bota/Rajoni24 Shtator 2024
    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është takuar me ministrin e Industrisë dhe Teknologjisë së Avancuar të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sultan Ahmed...
    Lajme24 Shtator 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, është takuar me homologun e saj polak, Radoslaw Sikorski. Bëhet e ditur se Gërvalla e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.