Kryeministri Avdullah Hoti po raporton para komisionit parlamentar për të drejtat e njeriut në lidhje me çështjen e të pagjeturve.
Hoti tha për KosovaPress se deputetëve do t’ia paraqes aktivitetet e qeverisë për çështjen e të pagjeturve.
“Kemi mbledhje të komisionit parlamentar për të pagjeturit. Do t’i informojmë kuvendin për detajet për aktivitetet që po i bëjmë si qeveri për çështjet e të pagjeturve”, tha ai.
KosovaPress ka kontaktuar edhe zyrën për informim të Kuvendit të Kosovës, ku u bë e ditur se raportimi i kryeministrin në këtë komision është e mbyllur për medie.