Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti në një tubim elektoral sot me qytetarë në Istog, ka thënë se me LDK-në në qeveri, vendin e presin investime të mëdha që do të përmirësojnë gjendjen ekonomike.
Sipas Hotit, më 14 shkurt LDK është alternativa e vetme meqë siç tha ai, të tjerët nuk kanë çka të ofrojnë tjetër përveç parullave.
Hoti: Qeveria LDK do ta përmirësojë gjendjen ekonomike në Kosovë
“Vizioni jonë është që në katër vjetët e ardhshme të zbatojmë projekte që janë të miratuara në komitetin e investimeve, të rithemeluar në këtë qeveri, në shumë prej 5 miliardë euro, projekte në sektorin publik nga shteti i Kosovës të financuar nga buxheti, donatorët dhe borxhi publik. Në këtë shumë vetëm marrëveshja e Uashingtonit sjell 1 miliard dollarë investime dhe e ndërtojnë komplet Kosovën. Përtej kësaj, planet tona janë që të krijojmë mundësi edhe për 7 miliardë investime të tjera private në ekonomi, duke përmirësuar gjendjen ekonomike në vend, duke krijuar kushte më të mira për biznes”, ka thënë Hoti.
Hoti ka folur për menaxhimin e pandemisë dhe pakot për rimëkëmbje ekonomike që sipas tij qeveria që ai ka drejtuar, ka arritur të përmbylle krizën më të madhe ekonomike, andaj sipas tij LDK është alternativa e vetme më 14 shkurt.
Hoti: Modeli autokrat nuk na çon përpara, qytetarët më 14 shkurt me LDK-në
“Është alternativa e vetme qeverisëse, nuk ka tjetër. Vërtet, nuk ka sepse këta që kërkojnë besimin e qytetarëve nuk lanë gjë pa bërë për të fituar një grusht vota, janë të njëjtit njerëz, të cilët na kanë lënë pa viza, që e kanë djegur Kuvendin e Kosovës, janë të njëjtit njerëz që tash dalin para jush dhe kërkojnë besimin tuaj, janë të njëjtit njerëz që kanë izoluar vendin, me këta jemi duke u përballë, këta nuk paraqesin alternativa. Më 14 shkurt, qytetarët e kanë LDK-në, e kanë rendin demokratik me të gjitha sfidat dhe vështirësitë që mund të përballemi, dhe në anën tjetër e kanë një model autokrat që nuk na dërgon askund”, ka thënë ai.
Në Istog Hoti ka thënë se kur është zgjedhur kryeministër Kosovën e ka gjetur të izoluar politikisht dhe ekonomikisht, duke shtuar se me fillimin e punës në ekzekutiv kanë kthyer Kosovën në vendin e merituar. Këtu ai ka përmendur marrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë dhe njohjen nga Izraeli.
Hoti: Në Shtëpinë e Bardhë nuk pati thika mbi harta
“Pas disa jave ne kemi marrë ftesë për të shkuar në Shtëpinë e Bardhë dhe kur kemi shkuar aty nuk kemi gjetur as hartë e as thika, as asgjë. Kemi gjetur një marrëveshje për ta negociuar dhe nënshkruar, e cila fuqizon shtetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, e cila para disa ditësh u mbyll me një njohje të re pas tri vjetësh, me një njohje të re pas tri vjetësh, për të cilën unë dhe kolegët e mi kemi marrë fyerjet më të mëdha në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Hoti.