×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Hoti: Duhet ende punë në promovimin e barazisë gjinore

    FrontOnline
    14 Tetor 2020

    Gratë e Kosovës po diskriminohen në vendimmarrje, e shumë pak prej tyre përfaqësohen në sferën publike. Dy nga sfidat kryesore me të cilat po vazhdojnë të përballen ato, janë ritmi i ngadalshëm i zbatimit të ligjit dhe prania e dhunës ne familje. Pandemia ka sjellur edhe më shumë vështirësi, ku shumë prej tyre janë larguar nga puna, dhe janë detyruar edhe të mbyllin bizneset. Organizatat për barazi gjinore po kërkojnë përfaqësimin e tyre në tryezën e negociatave. E se gjendja e tyre nuk është e mirë, po pohon edhe vetë kryeministri Avdullah Hoti.

    Kështu u tha në takimin konsultativ me temë “Fuqizimi ekonomik si parakusht i parandalimit të dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore” të organizuar nga Agjencia për Barazi Gjinore në kuadër të Zyrës së Kryeministrit në bashkëpunim me Qendrën Kosovare për Studime Gjinore.

    Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore, Luljeta Demolli tha se gratë nuk janë të përfaqësuara në sferën publike, duke shtuar se vështirësi më të mëdha vërehen tash në pandeminë COVID-19. Ku shumë prej grave kanë mbetur pa punë, dhe shumë të tjera që kishin biznese, janë detyruar t’i mbyllin ato.

    “Qendra kosovare për Studime Gjinore si një organizatë e themeluar për barazi gjinore sot në këtë takim konsultativ sjell tri sfida kryesore. Ritmin e ngadalshëm të zbatimit të ligjeve dhe praninë e madhe të dhunës ndaj grave. Legjislacioni për Barazi Gjinore e parasheh që të paktën 50 për qind e vendeve të punës në sektorin publik të gjitha niveleve t’i takojnë grave. Por, ky legjislacion nuk po zbatohet si duhet. Dhuna mbetet një kërcënim dhe realitet i vazhdueshëm. Është tepër me rëndësi që trajtimi i dhunës të jetë prioritet i institucioneve dhe çdo sfidë të përcillet me Konventën e Stambollit që parashihet edhe me Kushtetutën e Kosovës. Përpos adresimit të dhunës ndaj grave duhet të reflektojmë edhe në fuqizim ekonomik”, ka theksuar ajo.

    Ndër tjera, Demolli tha se është shumë e rëndësishme të shihet se gratë janë duke u përfaqësuar edhe në tryezat e negociatave.

    Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti theksoi se ka avancim në agjendën për barazi gjinore, megjithatë pohoi se gjendja e grave në sfera të ndryshme nuk është e mirë.

    “Besoj që si shoqëri kemi avancuar mjaft në promovimin dhe në vetëdijesimin e nevojës për barazi gjinore. Gjendja në terren në familjet tona, në shoqëri, firma, gjithkund nëpër shoqëri nuk e reflekton ndoshta këtë vetëdijesim shoqëror që kemi. Paraqitjet e akteve të dhunës ndaj grave, diskriminimi në punësim nganjëherë që dëgjojmë nëpër ekonomi dhe vendimmarrje, është reflektim që ende ka shumë punë për tu bërë për barazinë gjinore”, theksoi Hoti.

    Ai u zotua se do të vazhdojnë me përgatitjen e buxhetit vjetor që merr për bazë aspektin gjinor.

    “ Unë jam para jush këtu që të ju garantojë që gjatë qeverisjes tonë do të mundohemi maksimalisht që të japim mbështetje të plotë në agjendën për barazi gjinore. Është fakt ashtu siç u tha, që pandemia i ka prekur ndryshe gratë, ndryshe burrat. Sepse vendet e punës që mbajnë gratë janë vende pune që janë më të ndjeshme ndaj ndryshimeve që mund të ndodhin në ekonomi në faza. Dhe kjo neve na ka shtyrë që në kuadër të pakos për rimëkëmbje ekonomike përveç mbështetjes që marrin të gjitha bizneset, të kemi edhe një pako të veçantë për mbështetjen e grave në biznes dhe në përgjithësi”, ka shtuar Hoti.

    E, ambasadorja e Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck Ahliny ka përmendur rastet e viktimave të dhunës, për çka tha se të njëjtat po ndjehen më të turpëruara se vet ata që ushtrojnë dhunë. Sipas saj, fuqizimi ekonomik, dhe fuqizimi shoqëror janë pjesa qendrore e frazës së shpresës.

     

    “Fuqizimi shoqëror dhe fuqizimi ekonomik janë një element i rëndësishëm në luftën kundër këtij stigmatizmi shoqëror që rrethon çështjen e dhunës në baza gjinore, për disa arsye vjen se dhuna në bazë gjinore dhe dhuna seksuale janë tani një lloj barre ose turpi, i viktimës së atij krimi, ose të mbijetuarën dhe jo me kryesin e atij krimi siç edhe duhet të jetë, dhe duke fuqizuar gratë, ju gjithashtu po largoni, një pjesë të strukturës ku është e vendosur ajo stigmë”, ka theksuar ajo.

    Se fuqizimi ekonomik është shumë i rëndësishëm për barazinë gjinore tha edhe koordinatorja e programit të OKB-së për Zhvillim, Ulrike Richardson. Ajo tha se një gjë e tillë është domosdoshmëri morale.

    “Kur flasim për barazinë gjinore dhe e dimë që është një domosdoshmëri morale është gjëja e duhur, është një nga detyrimet e të drejtave të njeriut, kështu që është gjëja e mirë për të bërë. Por është gjithashtu gjëja më e mirë për të bërë nga pikëpamja ekonomike, nëse do të isha një Ministër i Financave do të shikoja përreth dhe do të thoja ku janë të gjitha gratë, sepse mënyra se si i përjashtojmë gratë nga jeta jonë ekonomike, me të vërtetë do të thotë se ne gjithashtu jemi në një mënyrë duke refuzuar dhe duke humbur shumë përfitime ekonomike për shoqërinë tonë”, theksoi ajo.

    Anëtarja e komisionit për Barazi Gjinore, Teuta Haxhiu theksoi se fuqizimi ekonomik është parakusht i parandalimit të dhunës në familje dhe dhunës në barazi gjinore. Sipas saj, pavarësisht punën që është bërë deri më tani për barazi gjinore, tha se ka shumë sfida në fuqizimin e tyre. Kjo siç tha ajo, duhet të jetë në agjendë të qeverisë.

     

    ” Niveli i pjesëmarrjes së grave në përgjithësi në vendimmarrje varet kryesisht nga pozita ekonomike. Ky është një fakt, dhe prandaj edhe rritja e aktivitetit ekonomik përmirëson aftësinë e grave për të kontribuar në parandalimin e dhunës në familje. Kur gratë dhe vajzat janë më të afta për tu mbrojtur të drejtat personale dhe sigurinë e tyre ato mund të zgjerojnë edhe mbrojtjen edhe tek ata që janë më pak të mbrojtur. Aspekt i rëndësishëm i pavarësisë të qëndrueshme është pavarësia financiare. Prandaj fuqizimi ekonomik i grave është një faktor kyç në ruajtjen e harmonisë familjare dhe kusht për mirëqenie”, shprehet Haxhiu.

    Vendimi i qeverisë për planin e zbatimit të programit par rimëkëmbjen ekonomike, masa 10 “Mbështetja financiare për iniciativat dhe programet që synojnë fuqizimin ekonomik të gruas në shoqëri”, parasheh ndarjen e 2 milionë eurove në adresimin e dimensionit gjinor në kushtet e krijuara nga pandemia Covid-19.

    Nga Rubrika
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ditë më parë ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me një delegacion të lartë nga MCA Kosova,...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Gjykata Themelore në Gjakovë  ia ka caktuar masën e paraburgimit pre tridhjetë (30) ditësh P. B, i dyshuar për tentim vrasje. Rasti...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Ilir Tahiri ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka vizituar Komunën...
    Të tjera
    Vip21 Dhjetor 2024
    Vullneti, Drenusha dhe Xheneta kanë biseduar për deklaratën e Gresës për marrjen e rolit në filma. Drenusha tha se “ne e dimë...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Pikëkalimet kufitare kanë filluar të ngarkohen edhe më shumë për shkak të rritjes së fluksit të ardhjes së diasporës në vend. Pritjet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpërndarë sot në profilin e tij zyrtar një pjesë të fjalimit të tij të mbajtur në...
    Hulumtime21 Dhjetor 2024
    Përballja në kryeqytet mes Prishtinës dhe Malishevës, u mbyll pa gola. As njëra e as tjetra skuadër nuk arriti të bëjë asgjë...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Në qytetin qendror gjerman të Magdeburgut, njerëzit dhe shërbimet e urgjencës janë mbledhur në numër të madh për të vendosur lule për...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Sara ka biseduar me Drilonin rreth situatës së tyre brenda Big Brother VIP Kosova 3. Ajo ia tha troç Drilonit se “unë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.