×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Hoti: Do të kërkoj hetim se si ka rrjedhur raporti në media për vjedhjen e çantës së Muhamet Mustafës

    FrontOnline
    30 Nëntor 2020

    Kryeministri Avdullah Hoti do të kërkojë hetim se si ka rrjedhur raporti në media, në lidhje me vjedhjen e çantës së Muhamet Mustafës në Bruksel. Sipas tij, është paradoksale se si është raportuar për të, derisa hetimet ende po vazhdojnë. Ai ka theksuar se në këtë çantë nuk ka pasur dokumente sekrete, publikimi i të cilave do të dëmtonte punën e delegacionit në Bruksel.

    Gjatë pyetjeve parlamentare në organin më të lartë legjislativ, deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi nga kryeministri Hoti ka kërkuar të di se çfarë po ndodhë me këtë rast, dhe a kanë pranuar ndonjë informatë lidhur me këtë proces.

    Musliu-Shoshi: Kryeministër çfarë veprime keni marrë ju me këtë rast?

    “Jemi njoftuar se profesorit Muhamet Mustafa në cilësinë e ekspertit në bisedime me Serbinë, gjatë drekës në një restorant i është vjedhur çanta në të cilën kishte dokumentacion zytar të natyrës sensitive, që kryesisht janë përdorur ose do të përdoreshin në bisedimet me Serbinë. Duke marrë parasysh natyrën e materialeve të humbura, Policia Belge ka angazhuar njësi të specializuara të hetimit dhe është caktuar një prokuror i prokurores së Mbretit që të menaxhojë me këtë rast. Bazuar në këtë raport, dyshimet janë që çanta mund të ketë qenë cak i grupit të organizuar për të futur në dorë materiale apo dokumente që gjendeshin në çantë. Zoti kryeministër çfarë veprime keni marrë ju me këtë rast? Dhe a keni pranuar ndonjë informatë lidhur me procesin dhe motivin e vjedhjes së profesorit Muhamet Mustafa?”, ka pyetur deputetja Musliu-Shoshi.

    Për këtë kryeministri Avdullah Hoti tha se çdo aludim apo pretendim se ka pasur përpjekje të mbajtjes në fshehtësi nga ana e delegacionit, është spekulim. Ai u zotua se në mënyrën më transparente është raportuar ky rast në autoritet belge.

    Hoti: Unë do të kërkoj hetim për rrethanat se si ka rrjedhur ky raport në media

    “Zyrtarët përkatës të ambasadës tonë në Bruksel kanë qenë dhe janë në bashkëpunim të vazhdueshëm me autoritetet belge për ndriçimin e gjitha rrethanave lidhur me këtë çështje. Zyrtarët e ambasadës për këtë çështje, e kanë raportuar edhe tek autoritet përkatëse policore në Kosovë, siç edhe e dëshmon raporti i publikuar në media. Madje në këtë pikë shqetësim shumë i madh edhe për juve edhe për mua, do të duhej të ishte bërja publike e një raporti policor konfidencial pa u përmbyllur hetimet deri në fund. Unë do të kërkoj hetim për rrethanat se si ka rrjedhur ky raport në media, ndërkohë që hetimi ende po vazhdon”, ka deklaruar Hoti.

    Në këtë çante sipas tij, nuk ka qenë asnjë dokument zyrtar, publikimi i të cilave do të mund të dëmtonte punën e delegacionit. Sipas tij, është paradoksale bërja e kësaj çështje temë në media, derisa po vazhdojnë hetimet nga autoritetet përkatëse.

    Nga Rubrika
    Lajme18 Nëntor 2024
    Analisti politik në Maqedoninë e Veriut, Isen Saliu, për FrontOnline ka folur për takimin mes dy qeverive, asaj të Kosovës dhe të...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Ish-ministrja e punëve të jashtme në Qeverinë e Kosovës, Meliza Haradinaj, ka reaguar me anë të një statusi në “Facebook”, duke theksuar...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, për FrontOnline, takimin e të hënës mes dy qeverive e sheh si takim...
    Të tjera
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Presidenti kinez Xi Jinping u zotua të bashkëpunojë me administratën e Donald Trump në SHBA, teksa zhvilloi bisedimet e fundit me presidentin...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kryeministri i Rumanisë, Marcel Ciolacu i është përgjigjur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i cili u dha mbështetje lojtarëve të Kosovës të...
    Vip17 Nëntor 2024
    Sara ka dhuruar spektakël sonte, me një performancë të papritur. E gjitha ndodhi gjatë një sfide dhe si dënim nga Xuxi mori...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, mbi qëndrimin e sontëm të...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Ish-ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, ka reaguar pas përmendjes së tij nga Kryeministri Albin Kurti lidhur me debatet për doracakët për mësimdhënës...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Në vitin 2025, shumë pagamarrës do të shohin rritje të pagave të tyre. Megjithatë, rritjet mund të mos jenë të mjaftueshme për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.