Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka pritur sot në takim ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernval.
Haradinaj, përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, njofton se situata aktuale në vend dhe rimëkëmbja ekonomike ishin temat kryesore të diskutimit.
“Në rrugën euroatlantike të Republikës së Kosovës, përkrahja e Finlandës ka qenë substanciale dhe e qëndrueshme.
Ambasadorja Stjernval, shprehu gatishmërinë e saj dhe shtetit që përfaqëson, për përkrahjen e Kosovës, në agjendat e integrimit dhe rimëkëmbjen ekonomike”, thuhet në njoftimin e Haradinajt.
Postimi i plotë i Haradinajt:
Prita sot, ambasadoren e Finlandës në Kosovë znj.Pia Stjernval.
Situata aktuale në vend dhe rimëkëmbja ekonomike ishin temat kryesore të diskutimit.
Në rrugën euroatlantike të Republikës së Kosovës, përkrahja e Finlandës ka qenë substanciale dhe e qëndrueshme.
Ambasadorja Stjernval, shprehu gatishmërinë e saj dhe shtetit që përfaqëson, për përkrahjen e Kosovës, në agjendat e integrimit dhe rimëkëmbjen ekonomike.