Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka thënë se partia që ai drejton në zgjedhjet e 14 shkurtit pret rritjen e numrit të deputetëve të saj në Kuvendin e Kosovës.
“Kërkojmë vota për Aleancën, për Grupin Parlamentar. Synojmë rritjen e numrit të deputetëve”, tha Haradinaj në emisionin Pressing të T7.
Ai ndërkaq në zgjedhjet parlamentare pret fitoren e Vetëvendosjes së Albin Kurtit.
“Sa i përket garës për kryeministër, besoj e dinë të gjithë që Vetëvendosja është në përparësi prej partive tjera për të fituar”, tha Haradinaj.
Sa i përket kandidaturës për president, i pari i AAK-së tha se kjo lidhet me rrethanat në të cilat po kalon Kosova.