Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se vazhdon oferta e partisë së tij për president të vendit.
Ai ka thënë se oferta e tij është serioze dhe pret nga partnerët e koalicionit që ta marrin seriozisht.
Në të kundërtën ai ka thënë se nëse nuk zgjidhet president vendi do të shkojë në zgjedhje.
Megjithatë ai e pranon se për të siguruar këtë post duhen 2 të tretat e votave të deputetëve, gjë që e sheh të vështirë.
Këto deklarata Haradinaj i ka bërë në Rubikon në Klan Kosovë.