×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Haradinaj: Liberalizimi i vizave duhet dhënë menjëherë

    FrontOnline
    21 Nëntor 2020

    Kreu i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka deklaruar se në kohën kur lufta e UÇK-së, vihet në dyshim, kur lidershipi i Kosovës po përballet me akuza në Hagë e kur ka plot probleme të brendshme, përfshirë këtu edhe pandeminë, Bashkimi Evropian nuk duhet të qëndronte indiferent, por duhet t’i shtrinte dorën Kosovës me disa veprime konkrete.

    “Liberalizimi i vizave, njohja e plotë dhe statusi i kandidatit, është një fazë shumë e hershme e nisjes së rrugëtimit drejt BE”, u shpreh Haradinaj.

    Ai tha se pas zhvillimeve të fundit që kanë ndodhur me ish-krerët e UÇK-së do ta vuajnë edhe institucionet e Kosovës.

    “Shprehja e mosbesimit që ti ta bësh një gjykatë në vendin tënd tregon për nivel të dobët të shtetit ligjor, tregon për një pamundësi që për të gjykuar veprën e tillë. Pastaj lajmet se po gjykohen udhëheqësit e Kosovës, udhëheqësit e UÇK-së bëjnë dëm të madh në besim te palët e ndryshme, edhe ata politik e institucional, por edhe te ekonomia investitorët te shoqëria civile, opinioni, te media”, tha ai.

    Haradinaj theksoi se Kosovës pos se i vështirësohet pozita e vet edhe në planin e brendshëm, do t’i vështirësohet edhe në rajon e më gjerë.

    Më pas, Haradinaj tha se liria s’ka çmim, se për liri edhe jeta jepet edhe çdo gjë tjetër.

    “Ne kemi dhënë jetë, kemi luftue edhe me rrezikun e jetës. Mirëpo kjo është një barrë që po i ngarkohet Kosovës tani, e Kosova për ta mbajt këtë barrë e vetme e ka të vështirë. E ka të vështirë për faktin që jemi edhe vend i ri. Kemi situatë të rëndë ekonomike për shkak të pandemisë, kemi çështje të pazgjidhura në rajon, sikurse dialogu me Serbinë e në këtë kohë besoj se BE duhet t’ja shtrinte dorën Kosovës me disa veprime konkrete, që përpos ndihmës që na jep me gjykatën, këtë ndihmë na e jep edhe Amerika edhe BE, se ata thonë se ne po ju ndihmojmë ju me vendos të drejtën me shqyrtu këto çështje të së kaluarës. Ok, ju po na jepni këtë ndihmë, po a mundeni me na dhënë edhe një ndihmë tjetër, që si Kosovë ne të përballojmë këtë gjendje pa pasojë të brendshme”, tha Haradinaj.

    Ai tregoi edhe disa veprime që BE-ja mund t’i bëjë për Kosovën

    “Cilat mund të ishin veprimet e BE-së të cilat mund t’i kishte dhënë menjëherë, psh: liberalizimi i vizave, për qytetarët e Kosovës. Jemi të vetmit në kontinent që nuk e kemi të drejtën e lëvizjes së lirë, jemi të izoluar. Njohjen nga pesëshja e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën. Ju e shihni kishte mjaft kritika për administratën e Presidentit Trump, për marrëveshjen e 4 shtatorit, por ajo solli njohjen e Izraelit e mendojmë që BE duhet të na ndihmojë për të na njohur pesëshja e vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën, sepse në këtë mënyrë ia lehtëson Serbisë mërrëveshjen me Kosovën. Kur na njeh Greqia, Qipro, Rumania, Sllovakia e Spanja është më lehtë për Serbinë me njoft Kosovën. Argumentet i ka më të lehta për qytetarët e vet për me njoft Kosovën, e kështu i jepet Kosovës kandidatura”, tregoi kreu i AAK-së.

    Haradina gjithashtu tha se liberalizimi i vizave, njohja e plotë dhe statusi i kandidatit është një fazë shumë e hershme e nisjes së rrugëtimit drejt BE.

    “BE mendoj që duhet të na japë këto tri të drejta, por që do ndihmonin edhe menaxhimin e gjendjes së brendshme në të cilën ndodhemi tani si vend”, shtoi ai.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka quajtur “taktika” për destabilizim masat që Serbia në tetor i miratoi lidhur me Kosovën. Ajo...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Anëtarët e Komisionit parlamentar hetimor për menaxhimin e marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Në media është raportuar sot se punëtorët teknik të Kuvendit të cilët janë në grevë tash e tre muaj janë zëvendësuar me...
    Të tjera
    Bota/Rajoni15 Nëntor 2024
    Në 24 orët e fundit, Donald Trump ka shpallur disa zgjedhje të tjera për administratën e tij të re. Kush janë rekrutët...
    Bota/Rajoni15 Nëntor 2024
    Mëngjesin e sotëm, një tërmet i fortë ka goditur Turqinë. Mediat raportojnë se tërmeti ka qenë me agnitudë 5.1, ndërsa epiqendra ka...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti, mbrëmë ka marrë pjesë në natën hapëse të festivalit të muzikës jazz “Prishtina Jazz Festival” që mbahet për çdo...
    Kronika15 Nëntor 2024
    Një burrë në kryeqytet është ankuar në polici se ish e dashura e tij, i ka shkuar në shtëpi dhe pas një...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Drejtoria për Arsim e Komunës së Vushtrrisë, ka marrë vendim për ndalimin e përdorimit të Doracakëve “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues”, 1-5,...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Argjend Osmani, njohës i çështjeve të arsimit, ka kritikuar ashpër doracakët për edukimin seksual të publikuar nga Ministria e Arsimit, duke i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.