×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Handikos pranon donacion pajisje të avancuara për personat me aftësi të veçanta

    FrontOnline
    15 Mars 2021

    Shoqata Handikos në Prishtinë gjatë ditës së sotme kanë pranuar një kontingjent me 253 pajisje ndihmëse për personat me aftësi të kufizuar nga “Rotary Club Prishtina International” dhe Shoqata “Konvoi der Hoffnung”.

    Durim Gashi, menaxher i programit në Handikos, tha se përmes këtij kontingjenti kanë pranuar pajisje ndihmëse për personat me aftësi të kufizuara që asnjëherë më parë nuk kanë pasur të tilla në Kosovë.

    Ai tha se këto pajisje do ndikojnë në shëndetin dhe mirëqenien e personave me aftësi të kufizuara.

    Gashi: Këto pajisje janë të llojllojshme dhe të natyrave të ndryshme

    “Pajisjet që ne i sigurojmë në baza vjetore kryesisht janë pajisje standard dhe mbulojnë nevojat bazike të personave me aftësi të kufizuara në vend, pas shikimit të parë që e kemi bërë në Handikos për llojllojshmëri e pajisjeve ndihmëse është parë që ka natyra të ndryshme të pajisjeve ndihmëse, çka ka pasur mungesë në Kosovë. Përveç fondeve ose mjeteve që mundem me u ofrua qoftë nga Handikos apo organizatat tjera në vend për pajisjet ndihmëse llojllojshmëria e pajisjeve në kontingjent është vështirë me u identifikua dhe blerë në Kosovë dhe rajon përveçqë kërkojnë shumë shtete dhe vështirëson tepër shumë procesin e pajisjet me to tek komuniteti”, tha ai.

    E Sabile Aliu-Sahiti nga Konvoi der Hoffnung, tha se mërgata e Kosovës dhe Rrjeti i Bizneseve Shqiptare nëpër botë, kanë bërë të mundur këtë donacion në bashkëpunim me Rotary Club Prishtina International.

    Ajo derisa u shpreh e lumtur deklaroi se shpreson që këto pajisje do jenë në dispozicion të atyre që kanë nevojë.

    Aliu-Sahiti: Uroj që këto pajisje të shkojnë tek ata që kanë nevojë

    “Më vjen mirë që ka ardhur kontingjenti dhe ka shkuar gjithçka mirë ka qenë një bashkëpunim i mirë përmes ju Hendikos, Rotary Internacional dhe Konvoi der Hoffnung në këtë rast dua me i përshëndet mërgatën shqiptare që ata kanë bërë të mundshme edhe transportin gjegjësisht rrjetin e bizneseve në botë, Mustafë Abazin dhe donator të tjerë natyrisht donacione kemi edhe nga Rotary Internacional. Po ndihem e lumtur dhe krenare që nuk keni pasur që një kohë të gjatë këso pajisje dhe që shpresoj që shkojnë aty ku me të vërtetë kanë nevojë dhe iu ndihmojnë për nevojat e tyre”, u shpreh ajo.

    Marian Dema i cili është anëtar dhe ish-president i Rotary Club Prishtina Internacional, tha se me 253 pajisje të avancuara për personat me aftësi të veçanta po mundohen tua bëjnë jetën atyre më të lehtë.

    Dema: Në Handikos kemi sjell donacion 253 njësit

    “Rotary gjithmonë ka gjetur forma për ta shtrirë dorën e ndihmës në këtë rast radha ka qenë për personat me aftësi të veçanta që me 253 njësi që mbulojnë të gjitha nivelet prej atyre më të avancuara deri më të thjeshta që vërtetë jetën tua bëjmë më të lehtë“, deklaroi Dema./B.Ibishi/

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    Rrahman Jasharaj, kryetar i SBASHK-ut, ka kritikuar doracakët për edukimin seksual të publikuar nga MAShT, duke i cilësuar ato si të dëmshme...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Albana Bytyqi, deputete e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka reaguar ndaj doracakut për edukimin seksual të vitit 2023, duke e...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Të akuzuarit Orhan dhe Albert Ademaj, së bashku me avokatët e tyre, Blerim Mazreku dhe Klodian Krasniqi, kanë kërkuar përjashtimin e kryetares...
    Të tjera
    Opinione15 Nëntor 2024
    Burimi: The Daily Telegraph, Con Coughlin. Ardhja e pashmangshme e Donald Trumpit në Shtëpinë e Bardhë nuk ka vetëm ndikim të thellë...
    Ekonomi15 Nëntor 2024
    Kriptovaluta “Dogecoin”, logo e të cilës është një qen super i lezetshëm, ka përjetuar rritje që kur Donald Trump u shpall fitues...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Ndërrimi i gomave të verës me ato të dimrit në veturë për të gjithë shoferët do të fillojë nga sot dhe do...
    Lifestyle15 Nëntor 2024
    Historia e çajit të rozmarinës është po aq e lashtë sa vetë bima. Kjo barishte është përdorur që në lashtësi për t’i...
    Lifestyle15 Nëntor 2024
    Dashi Mund të përballeni me disa tensione sidomos lidhur me sferën familjare dhe sentimentale. Do të jeni nën ndikimin e favorshëm të...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Sot, nesër e pasnesër, FSK-ja do të zhvillojë trajnime në terren në fshatrat Butovc dhe Zllatar të Komunës së Prishtinës. Gjatë kësaj...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.