Futbollisti i kombëtares kosovare Besart Halimi ka shënuar edhe golin e katërt për dardanët në miqësoren kundër Lituanisë në “Fadil Vokrri”.
Goli erdhi pas një depërtimi të mirë të Halimit, duke mposhtur portierin kundërshtar.
Më herët, Arbër Zeneli kishte rast ideal të shënojë het-trikun e tij të parë, por që nuk pati fat, ndërsa Lirim Kastrati dështoi të tundë rrjetën e kundërshtarit, pas dëbimit të topit nga portieri mysafir.