×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Haki Abazi ‘zi e terr’ kundër PDK e LDK: Po bëhen gati për mega-hajninë e dimrit

    FrontOnline
    02 Dhjetor 2020

    Ish-zëvendëskryeministri nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Haki Abazi ka reaguar pas paralajmërimeve të Partisë Demokratike të Kosovës se do të votojë Pakon për rimëkëmbje ekonomike, pasi që Lidhja Demokratike e Kosovës pranoi kushtet e saj për votim.

    Ai në një postim në Facebook ka akuzuar PDK-në dhe LDK-në se po bëhen gati për ‘mega-hajninë e dimrit’, duke thënë se ekonomia nuk rimëkëmbet nga ata që sipas tij, për 20 vjet e zhvatën sektorin publik dhe atë privat.

    “Kjo që po bëjnë është thellim i fukarallëkut me dorën institucionale dhe pasurim i klientelës elitare politike dhe avokatëve të brendshëm dhe të jashtëm”, ka shkruar Abazi.

    Postimi i plotë:

    Të frikësuar por me zanat të vjetër, PDK po e bën veten degë të Podujevës, vetëshkatërrimi me rënie të lirë. Ende pa u gjetur se çfarë ndodhi me 2 milionë euro nga thesari po bëhen gati për ‘mega-hajninë’ e dimrit. LDK e kapur, e ka humb kontrollin dhe po bëhet dega e PDK në Drenas vetëm për të kaluar dimrin. Sikur pranvera nuk do të vijë kurrë, po sillen sikur nuk ekziston sovrani. Ende po mendojnë që Besiana është vetëm ëndërr!

    Të bashkuar janë në zhvatjen e shtetit, mohimin e luftës, zvogëlimin e dënimeve të kriminelëve serbë për ta mbajtur Listën Serbe në qeveri dhe të gjitha këto kinse në emër të rimëkëmbjes ekonomike. Nuk rimëkëmbet ekonomia që nuk u bë kurrë dhe për 20 vite e zhvatën edhe sektorin publik edhe atë privat edhe pronën në privatizim. Kjo që po bëjnë është thellim i fukarallëkut me dorën institucionale dhe pasurim i klientelës elitare politike dhe avokatëve të brendshëm dhe të jashtëm.

    Sikur nuk është e qartë edhe për një fëmijë 5-vjeç që Etem Arifi e Haxhi Topi kanë vepruar e votuar kundërligjshëm dhe qeveria e tanishme është jo legjitime dhe antikushtetuese rrjedhimisht edhe zaptuese e vullnetit qytetar.

    Nga Rubrika
    Lajme18 Nëntor 2024
    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka bërë tashmë një reagim specifik mbi raportimet se është e përfshirë ne skandalet financiare si...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Veprimtari i LDK-së, Halil Geci, i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti takim, raporton Gazeta Blic. Këtë e ka bërë përmes një postimi...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Java në vazhdim do të pasohet me ndryshime drastike të motit dhe kushte ekstreme që do të përfshijnë mbase edhe pjesën dërmuese...
    Të tjera
    Vip18 Nëntor 2024
    Një debat i ashpër gjatë vikendit është zhvilluar mes Xuxit, Drenushës, ku më pas u përfshi edhe Vullneti. I gjithë ky debat...
    Sport18 Nëntor 2024
    Kosova ka shënuar fitore ndaj Lituanisë me rezultat 1-0, në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve. Ndeshja...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur sonte akuza të rënda ndaj kryeministrit aktual, Albin Kurti. Ai ashpër ka theksuar se Kurti...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Sot në Prishtinë u mbajt mbledhja e përbashkët e dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Në mesin e shumë...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, sonte ka publikuar emrat e disa anëtarëve të partive si LDK, PDK, por...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka hapur një tender në vlerë 10 mijë euro për blerje të hapësirës mediale në TV Nacionale....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.