Në Gjermani, për herë të parë pas disa muajsh, numri i ndërmarrjeve punonjësit e të cilave punojnë me kohë të pjesshme u rrit përsëri.
Pjesa e kompanive që aplikojnë punë me kohë të pjesshme u rrit në 28 për qind në muajin nëntor nga 24.8 për qind në tetor, njofton instituti IFO, i cili zhvilloi kërkimin.
Midis hoteleve, kjo pjesë u rrit nga 62.9 për qind në 91 për qind, në hotelerinë nga 53.4 në 71.7 për qind dhe midis agjencive të udhëtimit dhe operatorëve turistikë nga 88 në 91.1 për qind, specifikohet në njoftim.
“Pikërisht në këta sektorë, të cilët janë prekur pjesërisht nga mbyllja e pjesshme, puna me kohë të pjesshme është përsëri shumë e përhapur,” thotë eksperti i tregut të punës IFO, Sebastian Link.
Një rritje në punën me kohë të pjesshme është regjistruar në pothuajse të gjithë sektorët kryesorë ekonomikë.
Në sektorin e ofruesve të shërbimeve, përqindja e kompanive me kohë të pjesshme u rrit nga 24 në 30.6 për qind; në tregti nga 18.8 në 20.7 për qind, dhe në ndërtim nga 7.4 në 9.0 për qind. Vetëm në industrinë e përpunimit, u regjistrua një rënie e lehtë, nga 31.9 në 30.5 për qind.
Disa sektorë raportuan madje një rënie të theksuar nga trendi aktual, duke përfshirë industrinë e automobilave (nga 50 në 36.7 për qind), industrinë e botimeve (nga 42 në 34.7 për qind) dhe agjencitë e punësimit rënie nga 64.2 në 52.5 për qind).