Komuna e Shtimes ka ngritur Nivelin e Parë për Mobilizim dhe Gatishmërinë Emergjente shkak i përmbytjeve në këtë komunë.
Përmbytje këto që edhen pas reshjeve të pandërprera të shiut gjatë ditëve të fundit.
“Për shkak të situatës së krijuar nga vërshimet dhe përmbytjet në komunën e Shtimes gjatë ditës së djeshme dhe sot, në orët e hershme të mëngjesit, kryetari i Komunës, Naim Ismajli ka ngritur Nivelin e Parë për Mobilizim dhe Gatishmërinë Emergjente”, kanë njoftuar nga komuna.
Situatë më e rëndë paraqitet në fshatrat e rrafshit të komunës së Shtimes siç janë: Rashinca, Gjyrkoci, Vojnoci.
Policia e Kosovës, Njësiti i Zjarrfikësve dhe Drejtoria e Shërbimeve Publike si dhe kompania e kontraktuar për mirëmbajtje nga Komuna janë në teren duke mënjanuar gjendjen e krijuar pas të reshurave.