Udhëheqës fetar i Shoqërisë Musimane Shqiptaro Amerikane të Detroitit, Shuajb Gërguri i ka thënë ambasadorit Richard Grenell, i dërguari special i Presidentit Trump për ndërmjetësimin në mes Kosovës dhe Serbisë, se përderisa Serbia kërkon të drejta maksimale për serbët në Kosovë, ajo ua mohon edhe të drejtat më elementare shqiptarëve në Luginë.
Gërguri ka dhënë detaje për një takim të ndodhur ditë më parë në Denton të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku thënë se tërë kohën dëgjohet gjatë negociatave rreth të drejtave të serbëve në Kosovë, po asnjëherë nuk dëgjohet as një fjalë të vetme në lidhje me të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, të cilët i janë nënshtruar një diskriminimi sistematik dhe spastrami etnik në heshtje nga regjimi serb.
“Përderisa Serbia kërkon të drejta maksimale për serbët në Kosovë, ajo ua mohon edhe të drejtat më elementare shqiptarëve në Luginë saqë edhe librat e shkollës fillore në gjuhën shqipe të dedikuara për shqiptarët atje nuk lejohen te futen në Serbi. Mendoj se është shumë e drejtë dhe normale që të kërkohet që çfarëdo të drejte që gëzojnë serbët në Kosovë, të njëjtat të drejta t’i kenë edhe shqiptarët brenda kufijve të Serbisë, apo jo? Ambasadori ndërhyri duke thënë: ashtu është”, ka thënë ai.
Sipas tij, populli i Kosovës është i shqetësuar në lidhje me negociatat të cilat po zhvillohen me Serbin.
“Ju falënderoj shumë që sqaruat shumë mirë së ju jeni kundër shkëmbimit të territoreve në mes dy vendeve, por ajo që na shqetëson është dialogu rreth associacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Ne jemi për të drejtat e secilit banorë të Kosovës bazuar në standardet më të larta evropianë të të drejtave të njeriut. Por jemi kundër kompetencave ekzekutive çfarëdo entiteti i cili do ta bënte Kosovën shtet jo funksional siç e kemi rastin e Bosnjës”, ka thënë ai.
Shkruan: Imam Shuajb Gërguri, Detroit
Takimi i përfaqësuesve te Komunitetit Shqiptar në Detroit me Ambasadorin Richard Grenell i dërguari special i Presidentit Trump
Takimi i përfaqësuesve te Komunitetit Shqiptar në Detroit me Ambasadorin Richard Grenell i dërguari special i Presidentit Trump per ndermjetësimin në mes Kosovës dhe Serbisë, me datë 29 tetor 2020.
Te pranishëm ishin udhëheqësit fetarë të dy kishave katolike, teqese dhe une udhëheqës fetar i Shoqërisë Musimane Shqiptaro Amerikane të Detroitit. Pjesmarrës ishin edhe activist e personalitete nga Komuniteti ynë përfshirë përfaaqësuesit e Vatrës në Michigan Mondi Rakaj & Alfons Grishaj, Koonel Dritan Demiraj, avokati Josef Dedvukaj, Bleona Qerreti, Evi Kokalari (organizatore e takimit), Hamdi Zeqiri etj.
Takimi ishte thirrur për orën 2:00pm në restaurantin BESA në adresën: 600 Ëoodëard Ave në Detroit.
Pas prezentimit te pjesmarrësve fjalën e mori Ambasadori Grenell i cili foli në lidhje me përpjekjet e tij për përmirësimin e situatës ekonomike në Ballkan përfishirë edhe Kosovën.
Pas Grenellit fjalën e mori avokati Jozef Dedvukaj, mandej mori fjalën Kolone Dritan Demiraj i cili foli në lidhje me situatën aktuale në Shqipëri.
Në radhë isha unë dhe biseda ime u përqëndrua rreth situatës në Kosovë, në pika të shkurtëra ky ishte fjalimi im:
I nderuar Ambasador Grenell, ju falënderojmë që gjetët kohë të takoheni me komunitetin tonë këtu në Detroit.
Ne si shqiptarë kudo që jemi, e sidomos shqiptarët e Kosovës i janë mirnjohës SHBA-ve për rolin vendimtar për çlirimin e tyre nga okupatori serb në vitin 1999. Dhuna serbe ndaj shqiptarëve nuk ishte dicka e re, ajo ka vazhduar shekuj me radhë.
Mbiemri im është Gërguri. Gërgure është një zonë thellë në Serbi ku ishte e banuar nga shqiptarët. Hapsirat e banuara me shqiptarë në siperfaqë ishin pothuaj sa siperfaqja e Kosovës sot. Në gjysmën e dytë të viteve 1800 apo me sakt në vitin 1878 Serbia e atëhershme ushtroi gjenocid ndaj popullatës shqiptare dhe ushtroi spastrim etnik në ato zona ku masakroi mijëra shqiptarë të pafajshëm dhe detyroi të shpërngulen cindra mijëra të tjerë nga vatrat e tyre shekullore. Në mesin e tyre ishin edhe para ardhësit e familjes time.
Rreth një shekull më vonë, në vitet e 90ta të shekullit 20 ndodhë spastrimi tjetër etnik, ku Serbia me policinë dhe ushtrinë e saj vrau mijëra civil te pa armatosur shqiptar përfshirë gra, pleq e fëmijë nga Kosova shume prej te cilëve nuk iu dihen as varret sot e kësaj dite dhe detyroi të largohen rreth gjysma e popullsisë së saj. Nga ata që u detyruan të lëshojnë vatrat e tyre jam edhe unë dhe familja ime që tani jetojme këtu.
Ishte intervenimi i Amerikës ai që ndali këtë dhunë serbe ndaj shqiptarëve. Për këtë shqiparët janë falënderues ndaj Amerikës, dhe besojne se ashtu si i shpëtoi nderhyrja Amerikane nga gjenocidi serb në vitin 1999, ashtu si me ndihmën e Amerikës Kosova u shpall dhe u njoh si shtet i pavarur në vitin 2008, është po kjo Amerikë që do ta përkrahë shtetin që vetë e formoi edhe në situatën në të cilën gjindemi tani.
Populli i Kosovës është i shqetësuar në lidhje me negociatat të cilat po zhvillohen me Serbin. Ju falënderoj shumë që sqaruat shumë mirë së ju jeni kundër shkëmbimit të territoreve në mes dy vendeve, por ajo që na shqetëson është dialogu rreth associacionit të komunave me shumicë sërbe ne Kosovë. Ne jemi për të drejtat e secilit banorë të Kosovës bazuar në standardet më të larta evropianë të të drejtave të njeriut. Por jemi kundër kompetencave ekzekutive cfardo entiteti i cili do ta bënte Kosovën shtet jo funksional sic e kemi rastin e Bosnjes.
I nderuar Ambasador,
Ajo që tërë kohën dëgjojmë gjatë negociatave është rreth të drejtave të serbëve në Kosovë, po ansjëherë nuk dëgjojmë as një fjalë të vetme në lidhje me të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës të cilët i janë nënshtruar një diskriminimi sistematik dhe spastrami etnik në heshtje nga regjimi serb. Perderisa Serbia kërkon të drejta maksimale për serbët në Kosovë, ajo ua mohon edhe të drejtat më elementare shqiptarëve në Luginë saqë edhe librat e shkollës fillore në gjuhën shqipe të dedikuara për shqiptarët atje nuk lejohen te futen në Serbi. Mendoj se është shumë e drejtë dhe normale që të kërkohet që cfardo të drejte që gëzojnë serbët në Kosovë, të njejtat të drejta ti kenë edhe shqiptarët brenda kufijve të serbisë, apo jo? Ambasadori ndërhyri duke thënë: ashtu është.
I nderuar Ambasador,
Unë shkoj në Kosovë pothuaj cdo vit, ajo që unë vërejë është mbytja e shpresës tek rinia atij vendi prandaj mendoj se është shumë me rëndësi të ndihmohet situata ekonomike atje ashtu si edhe ju e potencuat më herët, por mendoj se nuk është i mjaftueshem vetëm angazhimi në ekonomi pa rregullimin edhe të situatës politike. E unë mendoj se situata politike nuk mund të rregullohet vetëm nga evropjanët pa ndërhyrjen e Amerikës.
Ajo që ka bërë që rinia e Kosovës të humbë shpresat për përspektivë është edhe korrupcioni në kulm që është atje.
Ambasadori: “Jemi në dijeni, është e vërtetë”
Para pak ditësh ndodh në Kosovë që nga thesari i shtetit të transferohen miljna euro në konton e një kompanie private dhe zyrtarët qeveritar per 10 ditë e mbajnë të fshehur këtë ndodhi dhe nuk ndermarrin asgjë në këtë drejtim.
Para pak ditësh qeveria aktuale e cila trumpeton se eshte e vendosur te luftoj korrupcionin, merr vendim për zhberjen e task forces kunder korrupcionit sepse ajo taskforce hetonte një ministër në detyrë.
Ambasadori: Jemi në dijeni për këtë dhe ambasada jonë ka reaguar në lidhje më këtë cështje.
I nderuarAmbasador,
Këto që i thash dhe shumë gjëra të tjera që janë për tu thënë, nuk janë vetëm mendimet e mia përsonale, janë preokupimet e shumë anëtarëve të institucionit të cilin përfaqësoj.
Nga pozita që unë jam, unë nuk mund të përkrahë një kandidat apo parti të caktuar në fushatën elektorale në të cilën jemi tani, por anëtarët tanë që janë në mijëra, ju përcjellin me shumë kujdes gjatë prononcimeve tuaja dhe shumë prej tyre mezi presin që të vie dita e votimit dhe të votojnë për një mandat të dytë për presidentin Trump.
I nderuar Ambasador,
Unë nuk dua t’ju marr më shumë kohë sepse dëshiroj që edhe të pranishmit tjerë të flasin, por për ju kam një dhuratë, një libër i cili flet rreth terrorit të Serbise pushtuese mbi shqiptarët në mes viteve 1844 dhe 1999, vepër e Prof. Dr. Nusret Pllana
Ambasadori e mirëpriti dhuratëm për të cilën më falënderoi dhe pasi lexoi titulin më pyeti: A e keni nënshkruar librin? Ai hapi kopertinen dhe lexoi:
Nënshkruar nga:
Imam Shuajb Gerguri
10/29/2020