×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Gashi: Haradinaj i denjë për president, Specialja si gjykatë serbe

    FrontOnline
    17 Nëntor 2020

    Nënkryetari i AAK-së, Xhafer Gashi, mendon se shefi i partisë së tij, Ramush Haradinaj, është kandidati më i denjë për postin e presidentit të Kosovës. Në një intervistë për KosovaPress, Gashi deklaron se Specialja është duke kryer rolin e një gjykate serbe, ndërsa flet edhe për rikandimimin për një tjetër mandat në krye të Obiliqit.

    Duke iu kthyer postit të presidentit, Gashi u shpreh se Ramush Haradinaj e ka dëshmuar si njëri i unitetit dhe që ka dhënë shumë për republikën në dekadat e fundit. Po ashtu, ai shtoi se edhe formulat politike brenda koalicionit i japin të drejtë që AAK-së që të propozojë presidentin.

    “Posti i presidentit i takon Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës sepse edhe formulat politike, koalicionet të çojnë në këtë drejtim. Pastaj, kandidati i Aleancës është Ramush Haradinaj, i cili në të gjitha kohërat, edhe para luftës, edhe gjatë luftës, por edhe pas luftës e ka dëshmuar si njëri i unitetit, si njeri që ka dhënë shumë si familje, për Republikën, dhe shpresoj që të jetë kështu dhe përfundimisht të bëhet edhe president i vendit”, ka thënë Gashi.

    Gjykata Speciale ka ngritur aktakuzat e para ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe për Gashin disa veprime të këtij institucioni janë të papranueshme.

    Në intervistën për KosovaPress, Gashi që ka qenë vet pjesë e UÇK-së, u shpreh se Specialja po e luan rolin e një gjykate serbe.

    “Janë të papranueshme dhe është fatkeqësi. Unë konsideroj që Gjykata Speciale është duke e kryer një punë të gjykatës së Serbisë dhe kryesisht janë duke punuar me dokumentacion të cilat i ka ofruar dhe po e dëshmon edhe vet shteti serb. Mbi 50 mijë faqe, dëshmi të ndryshme që janë të falsifikuara. Ne e njohim Serbinë dhe është fatkeqësi që çlirimtaret tanë të gjenden tani atje dhe unë shpresoj se ata do të dalin fitimtarë, sikur se edhe në betejat e mëhershme”, ka thënë Gashi.

    Zgjedhjet lokale pritet të mbahen vitin e ardhshëm dhe Xhafer Gashi pritet të kërkojë besimin e qytetarëve të Obiliqit edhe për një tjetër mandat për të qenë kryetar i tyre. Ai ka pranuar se brenda strukturave të AAK-së ka një disponim që ai të garojë sërish por që pret konfirmimin zyrtar.

    “Ne kemi pasur disa takime që janë organizuar me qendrën dhe faktikisht mua më është dhënë besimi që të vazhdojë edhe për një mandat, por besoj që është ende herët për ta konfirmuar se a do të jem apo jo”, thotë Gashi..

    Vetëm 60 euro kap ofertën Al Inclusive të “Sharr Travel” në Aqua Fafa
    Nga Rubrika
    Kronika14 Tetor 2024
    Dje një person në Viti ka raportuar se derisa ka qenë në veturë, disa persona kanë vrapuar në drejtim të tij dhe...
    Lajme14 Tetor 2024
    Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, për FrontOnline ka komentuar fjalimin e kryeministri Albin Kurti të cilin e mbajti të shtunën e kaluar...
    Kronika14 Tetor 2024
    Një grua është raportuar e zhdukur në Gjakovë. Policia njofton përmes raportit se rasti është në procedurë hetimore. “Gjakovë 12.10.2024, 19:00. Është...
    Të tjera
    Bota/Rajoni14 Tetor 2024
    Sot, NATO fillon stërvitjen e saj vjetore bërthamore, në të cilën do të marrin pjesë rreth 2000 personel ushtarak nga tetë baza...
    Lajme14 Tetor 2024
    Bashkatdhetarët nga Kosova kanë tentuar të dërgojnë speca drejt vendeve të ndryshme të Evropës, veçanërisht në Gjermani dhe Zvicër, për të përgatitur...
    Lajme14 Tetor 2024
    Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, për FrontOnline, e konsideron si përzierje të shifrave fjalimin e kryeministrit Albin Kurti, të cilin e mbajti...
    Lifestyle14 Tetor 2024
    Dashi Dashuria: Nëse ju jeni në çift atmosfera e sotme nuk është e mirë, por ju jeni më të prirur për dialog...
    Lifestyle14 Tetor 2024
    Në momentin që jeni sëmurë, bakteret që përmban trupi juaj shpesh kalojnë në objekte të tjera të shtëpisë ndaj dhe është mirë...
    Vip14 Tetor 2024
    Adri dhe Iliriana sonte i dhanë fund beqarisë me një dasmë madhështore. Çifti, sonte vendosën të ia japin një dhuratë njëri-tjetrit në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.