×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Gara: Përveç kërkimeve për gjetje mortore në Kizhevak, kërkime po bëhen edhe në një pjesë të Gjilanit

    FrontOnline
    08 Dhjetor 2020

    Udhëheqësi i Zyrës në Komisionin Qeveritar për të Pagjeturit, Kushtrim Gara ka folur për kërkimet që janë duke u bërë në Kizhevak të Rashkës, duke shtuar se janë duke u zhvilluar kërkime edhe në një pjesë të Gjilanit.

    “Jemi të fokusuar në gjetjet mortore në Kizhevak të Serbisë. Ne vitin 2020 prej periudhës pesë vjeçare, janë saktësuar varrezat masive në ketë vend. Dhe kjo është java e dytë e kërkimeve në këtë vend. Është një rast i dorëzimit të mbetjeve mortore në një familje në Klinë”, theksoi ai.

    Kështu tha ai në mbledhjen e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, ku ndër tjera kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Ramë Manaj tha se duhet të ipet përgjigje atyre mbetjeve mortore, dhe të dihet se të kujt janë ato 300 mbetje që ndodhen në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

    Ai ka përmendur edhe nevojën për arkiv të digjitalizuar.

    “Ne përveç sfidës kemi propozuar edhe veprimet që duhet të ndërmerren. Skanimi i materialeve duhet të bëhet për gjithë procesin. Kemi paraparë se çfarë janë mjetet e nevojshme, te cilat janë të karakterit teknik”, ka theksuar Manaj.

    E, kryetar i delegacionit të Kosovës, Ibrahim Makolli tha se mekanizmi i shtetit duhet të ketë dokumentacion, meqë përveç ndjekjes penale të atyre që kanë bërë krimin nevojitet një arkiv e tillë.

    “Ne me ligj e kemi obligim që të hartojmë listën e të zhdukurve. Sot aktualisht në bazë të këtyre të dhënave figurojnë 1638 persona të zhdukur. Askund në regjion nuk vendos për këto çështje Instituti i Mjekësisë Ligjore. Për këtë është i krijuar Komisioni Qeveritar”, shtoi ai.

    “Është identifikuat edhe një numër i familjeve që nuk kanë dhënë gjakun e tyre, sepse ata besojnë që të afërmit i kanë në burgjet në Serbi. Kjo do të jetë edhe një prej sfidave të komisionit. Të punohet që të gjithë të japin mostrat e gjakut. Mbi 2000 familjarë i kanë varrosur ata pa autopsi dhe pa analiza të ADN-së”, tha ai.

    Nga Rubrika
    Lajme20 Nëntor 2024
    Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci në një reagim të saj publik thotë se sot e shënuan me shumë aktivitete Ditën Ndërkombëtare për...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Prishtinë-Në fjalën përfundimtare ndaj të akuzuarit për terrorizëm, Nehrudin Skenderi prokurori special, Bekim Kodraliu kërkoi që të njëjtit t’i sekuestrohen paratë që...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka njoftuar se partia e tij do të mbajë konventën politike për prezantim të programit dhe kandidatëve...
    Të tjera
    Lajme20 Nëntor 2024
    Leonard Ademaj ka thënë se ngritja e një aktakuze më shpejtë për vrasjen e motrës së tij, Liridona Ademaj dhe dënimi maksimal...
    Lajme20 Nëntor 2024
    “Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Serbisë për Safet Demirin legjitimon praktikën sistematike diskriminuese të pasivizimit të adresave që ka për cak shqiptarët....
    Lajme20 Nëntor 2024
    IPKO organizon edicionin dimëror të IPKO UNI Tournament 2024, duke bashkuar studentët në turneun më të madh të tyre në lojëra elektronike,...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Gjatë ditës së sotme është mbajtur seanca e rradhës ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në këtë seancë dëshmoi dëshmitari me...
    Bota/Rajoni20 Nëntor 2024
    Anija “Coral Princess” e Princess Cruises është goditur nga një shpërthim norovirusi gjatë një udhëtimi 31-ditor nga Singapori në Los Angeles. Nga...
    Bota/Rajoni20 Nëntor 2024
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj është shprehur se dekretimi i datës së zgjedhjeve duhet të shënojë fillimin e një procesi intensiv konsultash...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.