×
  • Lajme
  • Lajme

    ​FOL publikon raportin “Dështimet e Kuvendit në funksionalizimin e Agjencisë për Informim dhe Privatësi”

    FrontOnline
    02 Dhjetor 2020

    Në një organizim të Lëvizjes FOL është diskutuar për dështimi ne Kuvendit që të zgjedhë komisionarin për informim dhe privatësi. Kjo u bë me publikimin e raportit “Dështimi I Kuvendit në funksionalizimin e Agjencisë për informim dhe Privatësi”, i nxjerrë nga kjo organizatë e cila rekomandon mos-ndryshimin e ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale dhe zgjedhjen sa më të shpejtë të komisionarit për informim dhe privatësi.

    Nga Lëvizja FOL u tha se agjencia aktualisht është pothuajse jofunksionale dhe se ligji për mbrojtjen e të dhënave personale dhe ai për qasjen në dokumente publike janë të zbatueshme në mungesë të komisionarit.

    Kryetarja e Komisionit parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Fatmire Kollçaku tha se në situatë në të cilën ndodhet Kuvendi, nuk mund të kalojnë as çështje bazike, për shkak të mungesës së vendimmarrjes.

    Kollçaku: Në Kuvend nuk mund të votohen as çështjet bazike

    “Në anën tjetër po e shihni në cilin moment politik jemi që nuk ka mundësi me u votu as çështja më bazik enë Kuvend, nuk ka mazhorancë, ju jeni dëshmitarë që radhiten pika pafundësisht dhe nuk ka mundësi të shtyhet asnjë çështje, kështu që edhe kjo në një farë forme po mbetet si peng i rrethanave politike sepse derisa janë njerëz si unë, apo tjetri, që jemi të interesuar një ekspert, kurdo që shpallet konkursi në cilat do rrethana të ketë sa më shumë kandidatë sepse aty ne do të dalim publikisht qoftë me thënë që njerëzit e mirë nuk po kanë mundësi, nëse aty po bllokohet.

    Kuvendi i Kosovës ka dështuar disa herë radhazi të zgjedhë komisionarin për informim dhe privatësi, e si pasojë e kësaj, edhe Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë është tërhequr me mbështetjen nga projekti i rekrutimit.

    Agim Maraj nga kjo ambasadë tha se janë të zhgënjyer që, përkundër rekomandimeve të ekspertëve britanik, deputetët nuk kanë arritur të gjejnë kandidatin që do të mbante këtë pozitë.

    Maraj: Ambasada e Britanisë nuk merr pjesë në procesin e rekrutimit të komisionarit për informim dhe privatësi

    “Ne kemi vendosur të tërhiqemi dhe mos të marrim pjesë në herën e katërt, kurdo që është ajo, të rekrutimit të komisionarit. Arsyeja është shumë e thjeshtë, projekti financohet prej parave të taksapaguesve britanik, llogaridhënia në institucionet britanike karshi taksapaguesve është shumë e lartë, japin përgjegjësi të madhe për çdo pound që paguajnë, nëse një taksapagues britanik kishte me pyet, procesi ka shkuar tre herë dhe ka dhënë kandidatë që janë të emërueshëm, cila është arsyeja e qëllimi me marrë pjesë në herën e katërt, këtu nuk ka përgjigje, andaj kemi vendosë me u tërheqë dhe themi që ky mos-votim kam frikë se ka dërguar sinjal negativ të kandidatët profesionistë që nesër aplikojnë”, tha ai.

    E Flutura Kusari, aktiviste e shoqërisë civile e cila, bashkë me anëtarë të tjerë të shoqërisë civile, ka monitoruar këtë proces, tha se Agjencia për Informim dhe Privatësi ka nevojë të çkapet nga politika.

    Kusari: Agjencia për Informim dhe Privatësi është censurës i dëshmuar

    “Ky është agjension që lirisht mund të them, që është opinion i imi bazuar në monitorimi ne që e kam bërë që disa vjet, që është një censurës i dëshmuar, është një institucion që më shumë ka bërë dëm në shoqëri sesa që ka bërë mirë, është një institucion që gjithmonë ka qenë me Partinë Demokratike të Kosovës, dhe është mendim i imi që është një ndër institucionet e kapura dhe për këtë arsye procesi i rekrutimit ka qenë një lloj shprese për mua që ky institucion do të çkapet. Dhe çka ndodhi, Kuvendi i Kosovës dështoi me çkapë këtë institucion prej politikës”, tha ajo.

    Tutje, ajo shtoi se ndryshimi i ligjit do të bënte të mundur vazhdimin e kapjes së këtij institucioni.

    Kusari: Nuk duhet të ndryshohet ligji për mbrojtjen e të dhënave personale

    “Jam shumë e shqetësuar me iniciativën e komisionit për me ndryshu ligjin, me ndryshu përkatësisht një nen relevant, ashtu që komisionari të mos zgjidhet siç kërkohet nga ne nga 61 deputetë por të zgjidhet me shumicë të thjeshtë që i bie me 31 deputet. Çka ndodh nëse një gjë e tillë merr epilog pra ndryshohet ligji, ndodh që kapja do të vazhdojë veçse nuk e di nga cila parti politike”, tha Kusari.

    Sipas aj, kjo do të prodhonte komisionar që nuk e gëzon mbështetjen e partive politike.

    Në raportin e Lëvizjes FOL thuhet se në periudhën korrik 2019-maj 2020 në Agjencinë për Informim dhe Privatësi janë parashtruar gjithsej 24 ankesa, 12 ishin kërkesa për interpretim të drejtë të ligjit.

    Ndërsa në institucionin e Avokatit të Popullit në këtë periudhë janë dërguar 62 ankesa, 17 prej të cilave nga organizatat jo-qeveritare , 17 prej mediave dhe të tjerat nga qytetarët.

    Lëvizja fol rekomandon të mos ndryshohet ligji për mbrojtjen e të dhënave personave dhe sa më shpejtë të zgjedhet komisionari për informim dhe privatësi.

    Gjithashtu kërkon që agjencia të publikojë të gjitha rekomandimet, opinionet e sqarimet në fushën e mbrojtjes së të dhënave.

    Nga Rubrika
    Lajme18 Nëntor 2024
    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka bërë tashmë një reagim specifik mbi raportimet se është e përfshirë ne skandalet financiare si...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Veprimtari i LDK-së, Halil Geci, i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti takim, raporton Gazeta Blic. Këtë e ka bërë përmes një postimi...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Java në vazhdim do të pasohet me ndryshime drastike të motit dhe kushte ekstreme që do të përfshijnë mbase edhe pjesën dërmuese...
    Të tjera
    Vip18 Nëntor 2024
    Një debat i ashpër gjatë vikendit është zhvilluar mes Xuxit, Drenushës, ku më pas u përfshi edhe Vullneti. I gjithë ky debat...
    Sport18 Nëntor 2024
    Kosova ka shënuar fitore ndaj Lituanisë me rezultat 1-0, në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve. Ndeshja...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur sonte akuza të rënda ndaj kryeministrit aktual, Albin Kurti. Ai ashpër ka theksuar se Kurti...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Sot në Prishtinë u mbajt mbledhja e përbashkët e dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Në mesin e shumë...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, sonte ka publikuar emrat e disa anëtarëve të partive si LDK, PDK, por...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka hapur një tender në vlerë 10 mijë euro për blerje të hapësirës mediale në TV Nacionale....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.