×
  • Lajme
  • Lajme

    Sejdiu: 17 shkurti është realizimi i projektit të madh politik të shqiptarëve të Kosovës

    FrontOnline
    17 Shkurt 2021

    Kosova sot feston 13-vjetorin e Pavarësisë, të shpallur në 17 shkurti 2008.

    Në këtë 13-vjetor, qytetarët e Kosovës i ka uruar presidenti i atëhershëm Fatmir Sejdiu.

    Sejdiu ka shkruar se 14 shkurti i 2008-ës është realizimi i projektit të madh politik të shqiptarëve të Kosovës, të cilit i printe presidenti Ibrahim Rugova dhe është realizimi i amanetit të komandantit legjendar Adem Jashari.

    “17 Shkurti 2008, është realizimi i projektit të madh politik të shqiptarëve të Kosovës, të cilit i printe Presidenti Dr. Ibrahim Rugova, për Liri, Pavarësi dhe Demokraci. Është realizimi i amanetit të komandantit legjendar Adem Jashari”, ka shkruar Sejdiu.

    Shkrimi i plotë i Sejdiut në 13-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës:

    Të dashur miq,

    Sot shënojmë 13 vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Është ky përvjetor, i cili, mbi të gjitha çdo vit na bën krenarë për gjithë përpjekjet dhe sakrificat e bëra brez pas brezi deri në 17 Shkurtin e vitit 2008, kur edhe shpallëm pavarësinë e vendit tonë.

    Janë përpjekje të mëdha qëndrese e mbijetese të viteve të vështira të vendit tonë. Edhe përkundër gjithë asaj trysnie, arritëm të organizohemi e të dëshmojmë se dimë t’ia dalim mbanë edhe në rrethanat më të rënda, kur po rrezikohej qenia jonë.

    Përtej përkushtimit, dëshmuam dhe organizuam vendin tonë edhe në rrafshin politik, dhe në atë praktik. Mbi të gjitha, përcaktimi ynë në rrugëtim ishte garanca më e madhe në realizimin e përpjekjeve tona.

    Përpjekjet tona ishin për të ruajtur jetën brenda vendit, dhe për të realizuar qëllimin tonë për liri, pavarësi dhe demokraci. Përcaktimi dhe përkushtimi ynë, fituan përballë atyre që nuk zgjidhnin as mjete, e as mënyra për të realizuar politikë e projekte të vazhdueshme të spastrimit etnik dhe të zhbërjes së Kosovës.

    Në rrethana krejtësisht të paqëndrueshme, qëndruam duke ruajtur të sotmen dhe luftuar për të ardhmen. Dhe në këtë përpjekje, janë dëshmitë e secilit qytetar që jetoi e veproi në Kosovë, e për Kosovën. Janë dëshmitë e punës së mësuesve, mjekëve dhe të gjithë atyre që duke rrezikuar vetveten dhe familjet e tyre, ndryshuan fatin kolektiv të kësaj shoqërie.

    Kombinimi i rezistencës paqësore dhe asaj të armatosur, rezultoi me lirinë e vendit, falë edhe përkrahjes së fuqishme të miqve tanë ndërkombëtarë.

    Falë kësaj përkrahje, përveç lirisë, arritëm që më 17 Shkurt 2008 të realizojmë edhe projektin tonë për Pavarësi.

    17 Shkurti 2008, është realizimi i projektit të madh politik të shqiptarëve të Kosovës, të cilit i printe Presidenti Dr. Ibrahim Rugova, për Liri, Pavarësi dhe Demokraci. Është realizimi i amanetit të komandantit legjendar Adem Jashari.

    Zoti e bekoftë Kosovën!

    Zoti i bekoftë njerëzit e mrekullueshëm të saj!

    Nga Rubrika
    Lajme14 Nëntor 2024
    Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ka njoftuar se pilotët e Forcave të Sigurisë së Kosovës po vazhdojnë trajnimet në Bazën Ajrore të...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka quajtur “paçavure” doracakun e Edukatës Seksuale për të cilin tha se ka kërkuar nga kryetarët...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Pas Kryeqytetit dhe disa komunave tjera, edhe ajo e Vitisë do të ndalojë përdorimin e Doracakëve “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues” për...
    Të tjera
    Lajme14 Nëntor 2024
    Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka dënuar sulmin me thikë në Ferizaj, i cili ndodhi për shkaqe etnike.Kusari-Lila ka...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi gjatë ditës së nesërme do të dorëzojë padi ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme...
    Vip14 Nëntor 2024
    Dalja e Gjestit nga shou më i madh televiziv shqiptar, Big Brother VIP Kosova, do të gëzonte disa prej banoreve brenda shtëpisë....
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokrazike të Kosovë, Lumir Abdixhiku, i ka dërguar mesazh Ministrisë së Arsimit, lidhur me doracakët për Edukatë Seksuale. Nga...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani në një intervistë në RTK ka folur rreth hapjes së Urës së Ibrit. Ai ka cituar...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim të enjten gjeneralin Wesley Clark, i cili më parë ka qenë ish-komandant suprem...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.