×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ​Evropa përballë masave të reja kufizuese antiCOVID-19

    FrontOnline
    17 Tetor 2020

    Ndalimi i shoqërimit në Londër, shtetrrethim në Francë, mbyllje e shkollave në Poloni, një sërë masash kufizuese të ashpra hynë sot në fuqi në Evropë me shpresën për të frenuar valën e dytë të pandemisë së COVID-19.

    Në Londër, është e ndaluar duke nisur nga sot të shoqërohesh në ambiente të brendshme me persona jashtë familjes. Më shumë se 15 000 raste janë regjistruar të premten në Britaninë e Madhe, një prej vendeve më të prekura në Evropë nga COVID-19 me 43 400 të vdekur.

    Në Francë, banorët e dhjetëra qyteteve të mëdha, përfshirë Parisin dhe rajonet e tij, kanë përjetuar dje mbrëmjen e fundit në liri para vendosjes së një shtetrrethimit sot rreth orës 21:00 deri në orën 06:00.

    Kjo masë që do të mbetet në fuqi për të paktën katër javë u mor ndërkohë që qarkullimi i virusit ishte shtuar në vend me 25 000 raste pozitive me COVID-19 të regjistruara në 24 orë.

    Kufizime të reja hynë gjithashtu në fuqi në Varshavë dhe qytete të tjera të mëdha të Polonisë, të konsideruara si zona të kuqe.

    Kolegjet dhe licetë do të mbyllen dhe do të praktikojnë mësimin në distancë. Restorantet do të mbyllen duke filluar nga ora 21:00, ceremonitë e martesave janë të ndaluara dhe numri i personave të pranuar në dyqane, në transportin publik dhe në vendet fetare do të jetë i kufizuar.

    Në botë të gjithë treguesit janë në të kuqe, me më shumë se 1,1 milion të vdekur të regjistruar, sipas të dhënave zyrtare.

    Dhe në një ditë të vetme, shifra e kontaminimeve të reja me COVID-19 në botë arriti në 400 000 raste të reja.

    Rreth 38,99 milionë raste janë regjistruar zyrtarisht, prej të cilëve 26,6 milionë të shëruar.

    Italia regjistroi dje 10 010 raste të reja me COVID-19, shifra më e lartë e arritur ndonjëherë në 24 orë nga ky vend. /ATSH-AFP/

    Në Belgjikë, shtetrrethimi u vendos në mesnatë në orën 05:00 dhe të gjitha kafenetë dhe restorantet e vendit do të mbyllen të hënën për të paktën një muaj.

    “Javë pas jave shifrat dyfishohen, ato fluturojnë (…) është një rritje eksponenciale”, theksoi kryeministri Alexander De Croo, ndërsa Belgjika është një nga vendet europiane më të prekura nga pandemia ( më shumë se 10 300 të vdekur).

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Prokurori i Posaçëm Jack Smith dhe anëtarët e ekipit të tij planifikojnë të japin dorëheqjen para se Presidenti i zgjedhur Donald Trump...
    Bota/Rajoni13 Nëntor 2024
    Senatori Marco Rubio është nominuar për Sekretar të Shtetit nga presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Rubio përmes...
    Bota/Rajoni13 Nëntor 2024
    Pothuajse gjysma e të rriturve i zë paniku kur bateria e celularit të tyre është pothuajse bosh. Është edhe më keq për...
    Të tjera
    Vip13 Nëntor 2024
    Mevlani ka tentuar që gjatë debatit të tij me Gresën ta përfshijë edhe Rovenën. Por e ajo e ka refuzuar teksa Gresa...
    Vip13 Nëntor 2024
    Mevlani dhe Gresa kanë debatuar me njëri-tjetrin për sjelljet e tij brenda shtëpisë teksa jashtë e dashura e tij është në pritje...
    Vip13 Nëntor 2024
    Arioni si kapiten i javës ka fituar avantazhin e tij e që është një darkë vetëm me Dianën larg banorëve të tjerë....
    Bota/Rajoni13 Nëntor 2024
    Senatori Marco Rubio është nominuar për Sekretar të Shtetit nga presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Rubio përmes...
    Bota/Rajoni13 Nëntor 2024
    Pothuajse gjysma e të rriturve i zë paniku kur bateria e celularit të tyre është pothuajse bosh. Është edhe më keq për...
    Sport13 Nëntor 2024
    Claudio Ranieri u prit nga qindra mbështetës të Romës në kthimin e tij nga një takim me pronarin e klubit Dan Friedkin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.