×
  • Sport
  • Sport

    ​Everton kërkon shpjegim për shtyrjen e ndeshjes me City

    FrontOnline
    28 Dhjetor 2020

    Menaxhmenti i Everton është deklaruar me rastin e shtyrjes së ndeshjes së raundit të 16-të të Premier Ligës me Manchester City.

    Premier Liga sot mori vendimin për shtyrjen e ndeshjes për shkak të rasteve me koronavirus në kampin e City.

    Në “Goodison” shprehin keqardhje për shtyrjen e ndeshjes, por gjithashtu thonë se do të kërkojnë një shpjegim të situatës.

    “Everton shpreh keqardhje për shtyrjen e ndeshjes me Manchester City, jo vetëm për shkak të 2,000 tifozëve që do të vinin, por për shkak të të gjithëve në Merseyside dhe në të gjithë botën. Lojtarët tanë ishin të gatshëm për ndeshjen, si dhe stafi i ekipit dhe të gjithë në Goodison. Ndeshja është data më e rëndësishme në kalendarin tonë. Ne do të kërkojmë zbulimin e plotë të të gjitha informacioneve që City i dha Premier Ligës, në mënyrë që klubi të jetë i qartë pse u mor ky vendim”, thuhet në deklaratë.

    Everton ishte në pozitën e dytë me 29 pikë para këtij dueli. Në ndërkohë, ata u tejkaluan nga Leicester, i cili fitoi një pikë si mysafir kundër Crystal Palace (1:1) dhe për shkak të gol-diferencës më të mirë.

    Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
    Nga Rubrika
    Sport02 Korrik 2024
    Sonte është nata e Merih Demiral. Futbollisti turk ka treguar një paraqitje fantastike për kombëtaren turke në ndeshjen ndaj Austrisë, në ndeshjen...
    Sport02 Korrik 2024
    Turqia është çerekfinalistja e tetë dhe e fundit e Euro 2024, raporton Gazeta Sinjali. Turqit mposhtën ngushtë 1:2 Austrinë në 1/8 e...
    Sport02 Korrik 2024
    Merih Demiral, ia shënoi Austrisë dy gola në Kampionatin Evropian, duke ia mundësuar Turqisë që të jetë një hap më afër çerekfinales,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni02 Korrik 2024
    Një numër në rritje i liderëve demokratë po thonë se duan që presidenti amerikan Joe Biden të tërhiqet nga gara, “për të...
    Lajme02 Korrik 2024
    Gazetari, Lavdim Hamidi gjatë debatit në Context të ATV-së , me deputetin nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka folur për...
    Lajme02 Korrik 2024
    Pala serbe ishte e interesuar të bisedojë vetëm për zbatimin e një pjese të Marrëveshjes Bazë, themelimin e Asociacionit të komunave me...
    Sport02 Korrik 2024
    Kombëtarja e Francës ka marrë një goditje të rëndë pasi mesfushori Adrien Rabiot nuk do të jetë në dispozicionin e tyre për...
    Lajme02 Korrik 2024
    Një person është gjetur pa shenja jete para rreth gjysmë ore në një motel në magjistralen Prishtinë-Ferizaj dhe akoma nuk dihet shkaktari...
    Sport02 Korrik 2024
    Goli i mbrojtësit turk Merih Demiral është i dyti më i shpejtë në histori të Evropianëve. Rekordin për golin më të shpejtë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.