Është Republika e Çekisë kombëtarja që ka kaluar në fazën çerekfinale të Kampionatit Evropian pasi ka triumfuar në ballafaqim me Holandën.
“Tulipanët” në asnjë moment nuk arritën që ta tregojnë lojën e tyre kundër Çekisë duke dështuar për të krijuar raste të mira për shënim, përcjellë KosovaPress.
Gjithçka sa i përket rezultatit u vendos në pjesën e dytë të ndeshjes ku u realizuan dy gola në “Pushkas Arena”.
Fillimisht Holes i dha epërsinë Çekisë prej 1-0 në minutën e 68’ dhe pastaj sulmuesi kryesor i kësaj kombëtareje Patrick Schick realizoi për 2-0 në minutën e 80.
Në fazën çerekfinale t Euro 2020 Republika e Çekisë do të ballafaqohet me Danimarkën.