×
  • Sport
  • Sport

    ​Enver Idrizi: Kampionati i Karatesë ishte i nivelit evropian dhe botëror

    FrontOnline
    21 Mars 2021

    Është zhvilluar kampionati i Kosovës në Karate nga ku dolën gjithsejtë 10 kampionë nga kategoritë e femrave dhe meshkujve të cilët pas këtij suksesi të arritur në nivel vendor do të kenë të drejtën që ta përfaqësojnë Kosovën në garat ndërkombëtare.

    Në këtë eveniment i pranishëm ishte edhe ish-kampioni i botës në karate, Enver Idrizi i cili duke folur për KosovaPress e cilësoi këtë kampionat të një niveli evropian dhe botëror.

    Idrizi: Ky kampionat është i nivelin evropian dhe botëror

    “Kampionati është i organizuar në nivel evropian, botëror, është perfekt i organizuar, por kualiteti nuk është i keq. Besoj që karateja për disa vite do të jetë ndër sportet më të njohura në Kosovë. Edhe rinia është duke shkuar përpara shumë, besoj me bashkëpunimin tonë të përbashkët do të ketë edhe kampionë të Evropës dhe të botës….Janë tre katër veta që besoj që do të marrin sivjet medalje në Kampionatin Evropian ne Poreq edhe janë talent të mëdhenj dhe kam besim tek ata.”, tha Idrizi.

    Ndërsa kryetari i Federatës së Karatesë së Kosovës, Ismet Krasniqi në një intervistë për KosovaPress deklaroi se përkundër pandemisë, ekipet dhe atletët e kanë ruajtur aktivitetin e tyre dhe treguan luftëra mjaftë cilësore.

    Krasniqi: Pas këtij kampionati, presim suksese edhe në Kampionatin Evropian

    “Nuk kemi pasur probleme, siç e keni parë edhe ju ka shkuar gjithçka në rregull. Për fat, edhe pse ky është sport luftarak nuk kemi pasur lëndime të mëdha, lëndime normale që parashikohen në garat e karatesë. E keni parë edhe vet cilësinë edhe pse një kohë të gjatë për shkak të pandemisë nuk kemi pasur gara. Unë edhe vet jam habitur si kryetar që garuesit i kanë mbajtur teknikat e tyre duke ushtruar në klubet e tyre kanë mbajtur formën e tyre edhe jam habitur me paraqitjen e tyre në këtë kampionat….Ky kampionat shumë i veçantë, i veçantë dhe i rëndësishëm për Federatën e Karatesë së Kosovës meqenëse kampionati i Evropës që do të mbahet në Poreq të Kroacisë tani në maj të vitit 2021 do të jetë shumë i rëndësishëm për garuesit tonë, sidomos për normal olimpike për Tokio 2020.”, tha Krasniqi.

    Krasniqi së fundi ka paraqitur kandidaturën e tij për kryetar të Komitetit Olimpik të Kosovës, për të cilën zgjedhjet do të mbahen më 25 mars, tha për KosovaPress se sukseset e arritura në Federatën e Karates janë tregues i mjaftueshëm që ai e meriton ta drejtojë edhe Komitetin Olimpik të Kosovës.

    Krasniqi: Suksesi i arritur në Federatën e Karates më bënë që ta synoj edhe drejtimin e KOK-ut

    “Duke pasur parasysh punën që e kam bërë katër vjeçare në Federatën e Karatesë së Kosovës që e kam ngritur karatenë e Kosovës në këtë nivel që ma ka lakmi gjithë rajoni, Evropa. Këtë e kanë dëshmuar edhe njerëzit, edhe mysafirët që kanë qenë këtu. Besoj që edhe në Komitetin Olimpik mund të jap edhe më shumë.”, tha në fund Krasniqi.

    Nga Rubrika
    Sport25 Dhjetor 2024
    Trajneri i Manchester Unitedit, Ruben Amorim, ka thënë se nuk mund ta parashikojë të ardhmen por veç do që t’i fitoj ndeshjet....
    Sport25 Dhjetor 2024
    Ish-futbollisti i Chelseat, Oscar është rikthyer në vendlindjen e tij në Brazil. Mesfushori brazilian, është transferuar te skuadra e Sao Paulos, aty...
    Sport24 Dhjetor 2024
    Cole Palmer vazhdon të bëjë një shaka sikur ai nuk ka kujdes në botë, por një nga shokët e tij të skuadrës...
    Të tjera
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherit kandidat për deputet, Daut Haradinaj, duke reaguar lidhur me reduktimet me...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, u ka uruar mirëseardhje bashkatdhetarëve të cilët...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Burim Ramadani, ish-inspektor i AKI-së, është deklaruar për paralajmërimet e kryeministrit Albin Kurti, se në të ardhmen mund të ketë prapë sulme...
    Bota/Rajoni25 Dhjetor 2024
    Deri në 40 persona raportohet se mund të kenë humbur jetën, nga rënia tragjike e aeroplanit Azerbaijan Airlines, gjatë fluturimit. Ai u...
    Kronika25 Dhjetor 2024
    Një burrë është arrestuar dje në Prishtinë, pasi sulmoi fizikisht një grua, shkak i një mosmarrëveshje. Sipas policisë, viktima ka kërkuar urdhër...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Një vetaksident ka ndodhur sot në afërsi të Badocit. Një kamion ka dalur nga rruga, derisa ende nuk dihet nëse ka të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.