Trajneri i Spanjës Luis Enrique e ka vlerësuar lartë Kombëtaren e Kosovës me të cilën do të përballet nesër me fillim nga ora 20:45 në Sevilje.
Këto komente Enrique i bëri në konferencën e mbajtur sot para këtij ballafaqimi të vlefshëm për grupin B të kualifikimeve për në Kampionatin Botëror të vitit 2022, përcjellë KosovaPress.
“Unë pres një rival si në lojërat e mëparshme. Edhe pse Kosova është një ekip i ndryshëm nga Greqia dhe Gjeorgjia. Ata bëjnë shumë presion në një mënyrë intensive, ata janë të guximshëm, janë trima, fillojnë nga prapa. Është një përzgjedhje që më pëlqen, që rrezikon. Ata kanë një sulmues që e mban topin ballë për ballë, një sulmues i mirë në qendër … Do të jetë një lojë e vështirë.”, tha Luis Enrique.