×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Emërohen anëtarët e komisioneve të përhershme të Këshillit Prokurorial të Kosovës

    FrontOnline
    08 Shkurt 2021

    Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), i drejtuar nga Kryesuesi Jetish Maloku, ka zhvilluar takimin e 195-të me radhë, nën masat e mbrojtjes nga pandemia dhe përmes komunikimit në distancë, në të cilën ka miratuar një sërë aktesh dhe veprimesh nga fushat e përgjegjësive të tij.

    Takimi i sotëm ka filluar me aprovimin e kërkesës së Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prishtinës për vazhdimin e mandatit të Udhëheqësit të Departamentit të Përgjithshëm dhe atij për të Mitur në këtë prokurori.

    Po ashtu, në këtë takim janë emëruar anëtarët e katër komisioneve të përhershme të KPK-së si në vijim:

    – Komisioni për Çështje Normative përbëhet nga: Armend Zenelaj, kryesues, Bahri Hyseni dhe Ilir Morina, anëtarë.

    – Komisioni për Buxhet, Financa dhe Personel përbëhet nga: Ariana Shajkovci, kryesuese, Haki Geci dhe Bedrie Syla-Alshiqi, anëtarë.

    – Komisioni për Administrimin e Prokurorive përbëhet nga: Veton Shabani kryesues, Sevdije Morina dhe Jovo Radovic, anëtarë.

    – Komisioni për Vlerësim të Performancës së Prokurorëve përbëhet nga: Ardian Hajdaraj, kryesues, Agron Qalaj dhe Enver Sokoli, anëtarë.

    Takimi ka vazhduar me prezantimin e Planit të personelit administrativ për vitin 2021, i cili pas diskutimeve është aprovuar nga anëtarët e KPK-së.

    Po në këtë takim, para anëtarëve të KPK-së kanë prezantuar projektet e tyre që implementojnë në sistemin prokurorial të Kosovës partnerët nga Ambasada Amerikane, Zyra e BE-së në Kosovë dhe projektit i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, kështu thuhet nëpërmjet një komunikate për medie nga KPK.

    Në fund është mbajtur seancë dëgjimore për një rast disiplinor ndaj një prokurori të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, me ç’rast është marrë vendimi përkatës, i cili do të bëhet publik pasi që të bëhet përfundimtar, ashtu siç është i përcaktuar me ligj, si dhe është vazhduar transferimi i përkohshëm për dy prokurorë, një në Prokurorinë Themelore të Gjakovës dhe një në atë të Mitrovicës.

     

    Nga Rubrika
    Lajme14 Nëntor 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka pritur në takim ambasadoren jorezidente të Kanadasë në Kosovë, Jessica Blitt, me...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Rreth tre mijë raste të dhunës në familje janë raportuar nga korriku i vitit të kaluar deri në qershor të këtij viti....
    Lajme14 Nëntor 2024
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme ka miratuar propozimin për hapjen e kutive postare për procesin e votimit jashtë Kosovës....
    Të tjera
    Lajme14 Nëntor 2024
    Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, i drejtuar...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë kanë marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit edhe për nga dy muaj...
    Vip14 Nëntor 2024
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri nuk ka as një muaj që është martuar. Parteri i saj, Kreshnik Gjergji, ka kohë që...
    Sport14 Nëntor 2024
    Federata Shqiptare e Futbollit është njohur me vendimin e Odise Roshit për t’u tërhequr nga Kombëtarja shqiptare, pas një karriere të gjatë...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka njoftuar se në platformat e 699 bankave gjermane, Republika e Kosovës do të figurojë...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës të enjten ka mbajtur protestë para objektit të Ministrisë së Shëndetësisë, ku kanë paraqitur disa...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.