×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    ​Egjiptiani martohet me gjyshen 80-vjeçare britanike: Dashuri e verbër, nuk e bëj për para

    FrontOnline
    10 Nëntor 2020

    Një pensioniste britanike ka shokuar së fundmi shikuesit e programit të njohur të rrjetit britanik ITV, “This Morning” duke ndarë me ta detaje të imëta të jetës seksuale me të dashurin e saj 35-vjeçar nga Egjipti, me të cilin tashmë është martuar.

    Mohamed Ahmed Ibriham raportohet se “ia ka marrë mendtë” gjyshes britanike Iris Jones, 80-vjeçe, që kur ata u njohën në Facebook vitin e kaluar, teksa më vonë ajo shkoi në Egjipt dhe u martua me të.

    Agjencia egjiptiane Al-Watan raportonte se pas martesës Mohamed tregonte: “Nuk dua as kombësinë as paratë e saj, unë punoj dhe jam i lumtur kështu, falë zotit jam i lumtur me paratë e mia.”

    Martesa besohet se është kryer në Egjipt dhe Iris është konvertuar tashmë në fenë islame. Iris u njoh fillimisht me të lindurin e Kairo Mohamed, në një grup në Facebook që eksploronte ateizmin. Mohamed kishte shpallur dashurinë për të në rrjetet sociale dhe konfirmoi ndjenjat e tij kur Iris erdhi ta takonte në aeroportin e Kajros.

    Më herët ai tregonte: “Isha shumë nervoz por që në momentin e parë që hodha sytë mbi të e dija se ishte dashuri e pastër. Jam një burrë me fat që kam gjetur një grua si ajo”.

    Mohamed punonte më parë si shef saldimesh por e la punën për të kaluar më shumë kohë me Iris, kur ajo erdhi në Kajro. Ai jeton në një shtëpi me prindërit e tij, dy motrat dhe vëllezërit, por këmbëngul se nuk është me Iris për paratë e saj apo për një pasaportë në Britani.

    Iris është një ish-pastruese dhe jeton në shtëpinë e saj me vlerë 220,000 funte, si dhe ka pensionin prej 200 funte në javë dhe disa të ardhura paaftësie shëndetësore.

    Mohamed thotë: “Nuk dua t’ia di nëse është e pasur apo e varfër, unë dua të rri me të, kudo që të dëshirojë ajo, në Britani apo në Egjipt. Njerëzit besojnë se jam me të për arsyet e gabuara”.

    “Edhe nëna ime e pëlqen Iris dhe ia kalojnë mirë, ka pak problem me gjuhën. Por nëna ime thotë nëse unë jam i lumtur edhe ajo është e lumtur”.

    Iris është divorcuar 40 vjet më parë. Ajo ka kursyer disa para për t’u kthyer në Egjipt e për t’u martuar me Mohamed, i cili është nga qyteti i Gizas. Në programin televiziv pensionistja nuk mbajti asnjë detaj për vete: “Nata e parë ishte pak e vështirë. Nuk kisha qenë me një burrë prej 35 vjetësh, më dukej vetja përsëri e virgjër. Kemi përdorur gati një tubetë lubrifikant”.

    Prezantuesit nuk e mbanin dot veten nga të qeshurat, por Iris vazhdonte: “Ditën tjetër mezi ecja, më duket sikur i kisha hipur kalit, me një samar të keq, por gjithsesi e kaluam”.

    Ndërsa Mohamed në një lidhje nga Kajro tregon se dashuria e tij për Iris është e vërtetë.

    “Mund të duket pak e çuditshme të kesh gruan 20 vjet më të vjetër se nëna por dashuria nuk pyet, të verbon”./tch

    Nga Rubrika
    Lifestyle25 Nëntor 2024
    Dashi Dashuria: Mundohuni të gjeni paqen e brendshme që ju mungon për një kohë: nëse dashuria nuk shkon siç duhet, pjesërisht është...
    Lifestyle25 Nëntor 2024
    Uthulla e verës së bardhë njihet gjerësisht si pjesë e ushqimit, por a keni provuar ndonjëherë uthullën e kuqe? Uthulla e verës...
    Lifestyle22 Nëntor 2024
    Lumturia nuk është një gjendje apo tipar i përhershëm, por një praktikë e përditshme që na çon në një pamje më pozitive...
    Të tjera
    Vip25 Nëntor 2024
    Në spektaklin ‘Prime’ banorëve iu shfaq edhe njëherë klipi me gjithë ngjarjen mes Sarës, Edit dhe Drilonit. Sara i ka hequr çmimit...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka shpalosur programin e LDK-së për arsim. Gjatë një tubimi në Vushtrri, Abdixhiku ka...
    Vip25 Nëntor 2024
    Ish-konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 3, Ana e ka parë Kevinin me një pamje më ndryshe sonte. Kevini ka lyer flokët...
    Sport25 Nëntor 2024
    Fisnik Asllani është një nga të rinjtë që po shkëlqen në Bundesliga 2, duke tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të njohura gjermane....
    Lajme25 Nëntor 2024
    Sekretari i Përgjithëm i NATO’s, Mark Rutte, është takuar sot me Presidentin e Turqisë, Recep Tayip Erdogan, ku ndër të tjera është...
    Vip25 Nëntor 2024
    Ka filluar spektakli “Prime” i Big Brother VIP Kosova 3, i 12-ti me radhë. Pritet të jetë një natë spektakulare nën prezantimin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.