×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Edhe Shërbimi Korrektues paralajmëron protestë

    FrontOnline
    16 Shtator 2020

    Pjesëtarët e Shërbimit Korrektues së Kosovës kanë paralajmëruar protesta në rast se nuk do të përfshihen në listën e pagesave shtesë prej 300 eurosh për muajin korrik dhe gusht.

    Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, Kryetari i Sindikatës së Shërbimit Korrektues të Kosovës, Zenun Sadikaj i cili tha se tashmë me kërkesat e tyre i kanë drejtuar një letër edhe ministritë të Drejtësisë, Selim Selimi por që ende nuk kanë marr ndonjë përgjigje.

    Sadikaj përmes telefonit i ka thënë KosovaPress-it se edhe ky institucion i sigurisë është përballur me numër të konsiderueshëm të stafit dhe të burgosurve që janë prekur nga Covid-19, prandaj kërkojnë që edhe ata t’i marrin pagat shtesë për dy muajt e kaluar.

    Kryesindikalisti i Shërbimit Korrektues të Kosovës deklaroi se pagat shtesë për muajin prill dhe maj i kanë marr.

    “Ne me një shkresë iu kemi drejtua Ministritë të Drejtësisë më datën 28.08.2020 nga i cili kemi kërkuar që të përfshihemi në pakon për kompensim të ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandëmisë Covid-19. Ne si institucion i sigurisë jemi përballur me një numër të konsiderueshëm si tek stafi ashtu edhe tek të dënuarit andaj kërkojmë që edhe në të përfshihemi në këtë pako financiare. Punonjësit e SHKK-së do i shfaqin pakënaqësitë e tyre nëse nuk arrihet të përfshihemi në këtë pako….më herët kemi qenë të përfshirë, dy herë nga 300 euro…sipas informacionit që kemi nuk jemi të përfshirë ne i kemi dërguar ministrit kërkesë por nuk kemi asnjë përgjigje po ndihemi të anashkaluar”, tha ai.

    Sadikaj tha se nëse qeveria nuk i merr parasysh kërkesat e pjesëtarëve të Shërbimit Korrektues ata edhe do të protestojnë deri në realizimin e kërkesës së tyre.

    “Paralajmërohet edhe protestë sikurse edhe Policia me siguri që nëse nuk përfshihemi do të futemi edhe ne në protestë”, tha ai.

    Për mospërfshirje në pagesën shtesë prej 300 eurosh për muajin korrik dhe gusht protesta kanë paralajmëruar edhe Policia e Kosovës, ndërsa greva dhe protesta kanë mbajtur edhe punëtorët teknik, higjienik si dhe ata të sigurimit të Qendrave të Mjekësive Familjarë dhe QKUK-së.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Seanca për nisjen e procesit për zgjidhjen e presidentit të ri pritet të mbahen sonte, mëson gazeta Nacionale. Tashmë kanë filluar edhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Seanca e Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit është caktuar për në orën 19:00. Sot gjatë ditës grupet parlamentare të partive mbajtën mbledhje...
    Lajme04 Mars 2026
    Christopher Kelly i cili është zyrtar i Prokurorisë dhe merret me hetimin e forenzikës digjitale, ka pohuar se gjatë ekzaminimeve nuk ka...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Një foto e një personi është shkrepur në Kuvendin e Kosovës, teksa ai shihet se po bartë një kuti votimi. Kuvendi duket...
    Lajme04 Mars 2026
    Njoftimi i Arsim Bajramit: Të dashur miq, Duke qenë se dy partitë kryesore parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, nuk...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth konfirmoi se një nëndetëse amerikane ka fundosur një anije luftarake iraniane në Oqeanin Indian, ndërsa deklaroi...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një panel ekspertësh i Kombeve të Bashkuara tha të mërkurën se është “thellësisht i shqetësuar” për vdekjet e fëmijëve pas bombardimit të...
    Vip04 Mars 2026
    Pasi gazetari Burim Pacolli bëri të ditur se është sulmuar nga reperi Mossi dhe dy të tjerë, në rrjet janë publikuar pamje...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Lufta mes SHBA-së dhe Iranit është zhvendosur edhe në hapësirat ujore, raporton Express. Departamenti i Luftës ka publikuar një video nga sulmi...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.