×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Edhe një aderim, doktori i njohur bashkohet me PDK-në

    FrontOnline
    11 Janar 2021

    Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, ka prezantuar se PDK-së sot i është bashkangjitur edhe doktori Skënder Ukaj.

    Hoxhaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Ukaj, me një karrierë të shkëlqyeshme si profesionist shëndetësor, dr. Skënderi ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në promovimin e Kosovës gjithandej nëpër botë.

    Lexoni të plotë statusin e Enver Hoxhajt në Facebook:

    Partisë Demokratike të Kosovës sot i është bashkuar një ndër ortopedët më të njohur kosovar, Dr. Skënder Ukaj. Me një karrierë të shkëlqyeshme si profesionist shëndetësor, Dr. Skënderi ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në promovimin e Kosovës gjithandej nëpër botë. Ai është ligjërues i rregullt në shumë universitete të njohura botërore. Përvoja dhe suksesi i tij si ortoped të dalluar, ka bërë që ai të jetë anëtar i Asociacionit të Ortopedëve të Francës dhe anëtar i i Asociacionit Evropian të Artroplastikës. Doktori që për shumë vjet trajtoi dhimbjet e mijëra qytetarëve të Kosovës, tani, me dijen dhe përvojën e tij, do të na ndihmojë në hartimin e programit më të mirë për rimëkëmbjen e shëndetësisë dhe Republikës së Kosovës. Prandaj, PDK, si forca ma serioze politike në vend, i ka gjithmonë dyert e hapura për profesionist dhe intelektual të dëshmuar si Dr. Skënderi. Mirë se na vjen, Doktor!

    KESCO Premium hapet në Qendër të Prishtinës
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka bërë të ditur se sot do të mbahet seancë urgjente në këtë komunë. Zeqiri ka...
    Lajme26 Prill 2024
    Sot do të mbahet ceremonia përmbyllëse të garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”. Siç ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes,...
    Lajme26 Prill 2024
    Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen mbledhjet e katër komisioneve parlamentare, Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Votimi për një rezolutë për Srebrenicën është shtyrë nuk do të zhvillohet më 2 maj, tha ambasadori i Bosnje e Hercegovinës në...
    Lajme25 Prill 2024
    “Korrupsion serioz qeveritar”, është referimi që një raport i Departamentit të Shtetit e ka përshkruar nivelin e korrupsionit ku përfshihet ekzekutivi. Opozita...
    Lajme25 Prill 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa lokalisht priten reshje të pakta shiu. Era do fryjë drejtimesh...
    Lajme25 Prill 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shkuar në Gjakovë për të festuar 34 vjetorin e themelimit të dëgës aty. Ai është shprehur...
    Kronika25 Prill 2024
    Një grua nga Ferizaj ka raportuar se burri i saj është larguar nga shtëpia dhe se nuk dihet vendndodhja e tij. Ajo...
    Sport25 Prill 2024
    Federata e Futbollit e Kosovës ka lëshuar një komunikatë, lidhur me rastin e rrahjes së drejtorit sportiv të Dritës, Valon Zymberit me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.