Kombëtarja e Moldavisë në futboll ka zhvilluar sonte stërvitjen e fundit para sfidës së rëndësishme kundër Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Ndeshja zhvillohet nesër mbrëma me fillim nga ora 20:45 dhe do të përcaktohet se cila nga këto dy kombëtare do të mbetet në Ligën C.
Kosova do ta arrinte këtë objektiv edhe me një barazim ndaj Moldavisë.