×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ​Dy të tretat e deputetëve humbën ulëset e tyre në zgjedhjet parlamentare në Kuvajt

    FrontOnline
    06 Dhjetor 2020

    Dy të tretat e anëtarëve aktualë të Parlamentit të Kuvajtit, duke përfshirë edhe gruan e vetme në parlament, kanë mbetur pa një vend në legjislaturë, sipas rezultateve të publikuara sot.

    Tani për tani, është e paqartë se çfarë drejtimi do të marrë mbledhja e re e parlamentit, në të cilën 21 nga 50 deputetë do të kryejnë funksionin për herë të parë.

    Pas marrjes së detyrës më 15 dhjetor, ligjvënësit në vendin e pasur me naftë do të përballen me sfida të pandryshuara, luftën kundër krizës së borxhit publik dhe pandeminë e koronavirusit.

    Në zgjedhjet e djeshme në Kuvajt votuan mbi 60 për qind e rreth 560,000 qytetarëve me të drejtë vote.

    Parlamenti i ri do të duhet të marrë vendime për çështje të shumta, përfshirë ekonominë si pikën më nxehtë, pasi që ministri i Financave paralajmëroi se qeveria së shpejti nuk do të ishte në gjendje të paguante pagat.

    Banka Qendrore e Kuvajtit tha se borxhi i vendit mund të arrijë 40 për qind të prodhimit të brendshëm bruto këtë vit, niveli më i lartë që nga viti 1990, kur vendi pësoi një katastrofë ekonomike për shkak të pushtimit irakian dhe Luftës së Gjirit që pasoi.

    Ndryshe, Kuvajti është ndër shtetet me rezervat më të mëdha të naftës, duke u renditur në vendin e gjashtë në botë.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni20 Nëntor 2024
    Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i ka dërguar një letër-porosi sekretarit të përgjithshëm të PL-së, Tedi Blushit, i cili e...
    Bota/Rajoni20 Nëntor 2024
    Anija “Coral Princess” e Princess Cruises është goditur nga një shpërthim norovirusi gjatë një udhëtimi 31-ditor nga Singapori në Los Angeles. Nga...
    Bota/Rajoni20 Nëntor 2024
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj është shprehur se dekretimi i datës së zgjedhjeve duhet të shënojë fillimin e një procesi intensiv konsultash...
    Të tjera
    Lajme20 Nëntor 2024
    Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci në një reagim të saj publik thotë se sot e shënuan me shumë aktivitete Ditën Ndërkombëtare për...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Prishtinë-Në fjalën përfundimtare ndaj të akuzuarit për terrorizëm, Nehrudin Skenderi prokurori special, Bekim Kodraliu kërkoi që të njëjtit t’i sekuestrohen paratë që...
    Bota/Rajoni20 Nëntor 2024
    Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i ka dërguar një letër-porosi sekretarit të përgjithshëm të PL-së, Tedi Blushit, i cili e...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka njoftuar se partia e tij do të mbajë konventën politike për prezantim të programit dhe kandidatëve...
    Sport20 Nëntor 2024
    Avokati i FFK-së, Taulant Hodaj ka reaguar pas vendimit të UEFA-s, ku ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës u vendos me rezultat zyrtare...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka qëndruar sot në Ferizaj, ku ka vizituar fabrikën “Toni”, e cila...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.