Policia holandeze ka konfirmuar sonte arrestimin e dy personave në lidhje me evakuimin e stacionit hekurudhor qendror në Utrecht, duke shtuar se “përfshirja e tyre është nën hetim”.
“Dy të dyshuar janë arrestuar dhe përfshirja e tyre është nën hetim. Trafiku i trenave do të vazhdojë sa më shpejt të jetë e mundur,” shkruan policia e Utrecht në Twitter.
Më herët sot, policia njoftoi se stacioni qendror hekurudhor ishte “pastruar” për shkak, siç përshkruhet, të një “situate të dyshimtë”.
Policia tha se oficerët po kërkonin një “person në tren”, pa dhënë detaje shtesë
Jongens wat gebeurt er op Utrecht Centraal?? pic.twitter.com/ZkaKrLrQns
— Lara (@ljv__) November 3, 2020