Ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi, ka ngushëlluar pas ndarjes nga jeta të artistit dhe profesorit Bujar Lahu.
Dumoshi deklaroi se veprat e piktorit do të jenë frymëzim për shumë gjenerata.
“Pikturat e bukura e të punuara me shumë dashuri, me dorën e tij të artë do të jenë frymëzim për shumë gjenerata”, shkroi Dumoshi.
Postimi i saj i plotë:
Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të artistit, prof. Bujar Lahu.
Pikturat e bukura e të punuara me shumë dashuri, me dorën e tij të artë do të jenë frymëzim për shumë gjenerata.
I shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe të gjithë bashkëpunëtorëve të tij!