×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Dështon seanca për kishën Ortodokse në kampusin e UP-së

    FrontOnline
    01 Mars 2021

    Seanca gjyqësore në rastin e kishës Ortodokse të vendosur me dhunë në kampusin e UP-së nga regjimi i Millosheviqit, ka dështuar pasi gjykata ka bërë një lëshim duke mos dërguar në mënyrë të rregullt ftesa për pjesëmarrjen e palëve në procedurë.

    Seanca për këtë rast do të mbahet më 25 mars.

    Ndërkohë, ka reaguar Demokracia Studentore, duke thënë se caktimi i gjyqtarit serb në rastin e kishës Ortodokse të vendosur në kampusin e UP-së, është skandal i radhës i shtetit të Kosovës.

    “Demokracia Studentore anulimin e seancës së sotme në rastin e kishes Ortodokse të vendosur me dhunë në kampusin e universitetit të Prishtinës nga regjimi i Millosheviqit e konsideron të njëanshme dhe politike. Ne si organizatë jemi të shqetësuar se si Gjykata e Republikës së Kosovës e cakton në këtë rast një gjyqtar serb i cili pa asnjë bazë ligjore e shtynë seancën me arsyetimin se për shkak të mos dërgimit të ftesave në mënyrë të rregullt, dhe nuk do të mbahet seanca gjyqësore për padinë e Universitetit të Prishtinës ndaj Kishës Ortodokse “Sveti Nikolla”. Gjyqtari Jovica Mitroviq, në fillim të seancës deklaroi se Gjykata ka bërë një lëshim duke mos dërguar në mënyrë të rregullt ftesa për pjesëmarrjen e palëve në procedurë dhe kjo dihet ashiqare që shtyrja e kësaj seance është e njëanshme dhe politike duke e mbrojtur objektin të vendosur me dhunë nga regjimi i Slobodan Milosheviqit i cili simbolizon spastrimin etnik ndaj shqiptarëve. Andaj ne si organizatë kërkojmë nga Gjykata e Republikës së Kosovës që këtë rast ta përjashtoj këtë gjyqtarë dhe apelojmë ndaj liderëve të vendit dhe bashkësisë ndërkombëtare mos të heshtin përball kësaj padrejtësie por ta marrin seriozisht dhe parcela t’ju rikthehet UP-së dhe objekti të funksionoj si muze i krimeve të luftës së fundit në Kosovë”, thuhet në reagim.

    Nga Rubrika
    Lajme12 Nëntor 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka komentuar deklaratat e Ministres së Jashtme, Donika Gërvallës, e cila opozitës dje i...
    Lajme12 Nëntor 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët. Ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar, sidomos krejtësisht në mbrëmje....
    Lajme12 Nëntor 2024
    Komentatorja politike, Shqipe Pantina, teksa ka komentuar listën zgjedhore të PDK-së, ka lavdëruar kandidatin për kryeministër, Bedri Hamzën. “Është kandidu nga PDK...
    Të tjera
    Lajme12 Nëntor 2024
    Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se Kosova ka nevojë për zhvillim dhe se për të pasur zhvillim duhet...
    Lajme12 Nëntor 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Besian Mustafa, ka folur për programin politik të ekonomisë, që LDK e shpalosi në detaje të...
    Lajme12 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës njoftoi në orët e mbrëmjes për arrestimin e dy personave të dyshuar për rastin e vrasjes që ndodhi në...
    Bota/Rajoni12 Nëntor 2024
    Miliarderi Elon Musk të martën u bë pjesë e debatit të nxehtë rreth politikës mbi emigracionin të qeverisë italiane, duke komentuar mbi...
    Lajme12 Nëntor 2024
    Deputetit të AAK-së, Bekë Berisha, i ka vdekur nëna para pak çastesh në Klinikën e Gastroenterologjisë në QKUK. Merret vesh që tashmë...
    Bota/Rajoni12 Nëntor 2024
    Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i tha të hënën një zyrtari të lartë izraelit se hapat që Izraeli ka ndërmarrë për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.