×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Dështimi i Ligjit për rimëkëmbje ekonomike, Gashi fajëson partnerët qeverisës dhe opozitën

    FrontOnline
    11 Nëntor 2020

    Dështimin e miratimit të Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ia ka adresuar disa prej partnerëve qeverisës dhe opozitës.

    Ai në një konference për medie tha se edhe qeveria duhet të jetë më e kujdesshme në marrjen e masave preventive për të parandaluar infektimin me C1OVID-19.

    “Mbajtja e kësaj seancës u pamundësua nga veprimet e një pjese të partnerëve të koalicionit dhe opozitës. Opozita pamundësoi vendimmarrjet duke dhënë asnjë opsion”, tha Gashi.

    Me pesë vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim nuk ka kaluar projektligji në lexim të dytë në Komisionin për buxhet. Kështu që nuk pati vendimmarrje për t’u proceduar sot ky projektligj në seancën e jashtëzakonshme, dhe krahas këtij votimi dështoi edhe seanca e jashtëzakonshme.

    Deputetët e VV nuk morën pjesë në votim. Në këtë mbledhje nuk morën pjesë deputetët e PDK-së, të cilët kanë vendosur të mos marrin pjesë në asnjë aktivitet të Kuvendit për një javë, si akt solidar për atë që po ndodh me figurat e larta të UÇK në Speciale.

    Për sot ishte paraparë seanca e jashtëzakonshme për shqyrtimin në lexim të dytë të Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike, që mundëson edhe tërheqjen e 10 për qind të mjeteve të Trustit. Kujtojmë, se më 12 tetor ishte miratuar në lexim të parë ky projektligj pas tentativës së shtatë.

     

     

    Nga Rubrika
    Sport16 Gusht 2025
    Skuadra ukrainase, Metalist e ka shënuar edhe golin e katërt ndaj Oleksandria. Ishte futbollisti shqiptar, Ermir Rashica i cili realizoi një gol...
    Sport16 Gusht 2025
    Një epokë e artë me Bayern Munich ka marrë fund. Kingsley Coman, një nga emrat më të rëndësishëm të viteve të fundit...
    Sport16 Gusht 2025
    Sezoni 2025/26 në Superligën e Kosovës në futboll do të fillojë këtë fundjavë. Katër ndeshje të dielën dhe një të hënën do...
    Të tjera
    Lajme16 Gusht 2025
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka pyetur se a është koha të ndërtohen ura shtesë në Ibër, në një kohë...
    Lajme16 Gusht 2025
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka folur për krizën politike në vend dhe shprehjen që ai e pati përdorur gjatë...
    Lajme16 Gusht 2025
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku, ka reaguar ashpër ndaj situatës aktuale në sektorin energjetik. Ajo ka thënë se...
    Lajme16 Gusht 2025
    Sot KEDS ka nisur shkyçje masive pas përfundimit të afatit për bizneset që s’kanë arritur marrëveshje me furnizues të licencuar nga ZRRE. Lidhur...
    Lajme16 Gusht 2025
    Pikat e kalimit kufitar të Shqipërisë janë përballur këtë të shtunë me një fluks të lartë hyrjesh nga Kosova dhe vende të...
    Bota/Rajoni16 Gusht 2025
    Presidenti Donald Trump të shtunën u nda nga Ukraina dhe aleatët kryesorë evropianë pas samitit të tij me Presidentin Vladimir Putin të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.