Trajneri i Francës, Didier Deschamps ka deklaruar se Italia është skuadra që i bëri më shumë përshtypje deri më tani në Euro 2020.
“Les Bleus” do të ndeshen me Zvicrën në raundin e 1/16, ndërsa “Azzurrët” tashmë rezervuan vendin e tyre në çerekfinale pasi mundën Austrinë 2-1 pas vazhdimeve.
“Italia është skuadra që më bëri më shumë përshtypje deri më tani,” tha ish-mesfushori i Juventusit Deschamps në konferencën e tij për shtyp, përcjellë KosovaPress.
“Nuk ka qenë e lehtë për ne, pasi çdo lojë është e komplikuar. Ne arritëm të merrnim atë që donim në fazën e grupeve, por në një raund të eliminimit direkt, ju e dini që është shansi juaj i fundit për të arritur diçka ”, theksoi ai.
Italia ka fituar 12 ndeshjet e fundit me radhë, duke pësuar vetëm një gol dhe duke shënuar 33 sosh.