Qeveria britanike njoftoi sot se deri në 10.000 tifozë mund të marrin pjesë në ndeshjet e futbollit nga mesi i majit, si pjesë e zbutjes së masave të mbrojtjes nga koronavirusi.
Kryeministri Boris Johnson paraqiti një plan për të zbutur masat në katër hapa dhe në fazën e tretë, arenat sportive mund të jenë të hapura për publikun.
Faza e tretë mund të fillojë më 17 maj, dhe sezoni në Premier Ligë pritet të përfundojë më 23 maj.
Në stadiumet me një kapacitet prej më shumë se 40.000 vende, do të lejohet prania e deri në 10.000 tifozëve. Deri në një të katërtën e kapacitetit do të lejohet në objektet më të vogla sportive.
Qeveria ka thënë se do të fillojë kërkime për mënyrën e organizimit të ngjarjeve sportive pa distancë shoqërore, duke përdorur pajisje të tilla si testimi.
Në dhjetor, deri në 2.000 njerëz u lejuan të ndiqnin stadiumet në Angli, por më vonë publiku u ndalua përsëri të hynte për shkak të përhapjes së një lloji të ri të virusit korona.