×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Deputeti i VV-së akuzon Hotin se po i përshtat vendimet në dobi të Devollëve

    FrontOnline
    08 Tetor 2020

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu ka akuzuar Qeverinë Hoti për përshtatje të vendimeve në dobi të kompanisë “Devolli”.

    Ai në seancën e sotme plenare tha se qumështi pluhur dhe vaji i palmës po ndikon që fermerët të falimentojnë.

    Në deklarimet jashtë rendit të ditës, deputeti opozitar tha se shfuqizimi i vendimit për importimin e vajit të palës dhe qumështit pluhur, i shkon për favor kompanisë së qumështit “Vita”. Për këtë të fundit u shpreh se po e kërcënon dhe shantazhon qeverinë.

    “A ka shtet këtu që e mbron atë që prodhon në këtë vend? Kohë më parë kur fillojë refuzimi grumbullimit të qumështit me arsyetimin se përpunuesit i kanë stoqet plotë. Tre milionë litra qumështi të kompanisë Devolli për të cilat po bëhet importi kryesor i qumështit pluhur. Qeveria mori vendim për ndalim të përkohshëm për ndalim të importit të qumështit pluhur dhe vajit të palmës e produkte të ngjashme. Nuk dihet pse, a bëhet fjalë për kërcënimi apo çka. Por vetëm për 19 ditë pas ky vendim u shfuqizua. Në të njëjtën ditë të shfuqizimit të këtij vendimi kompania Vita njofton pikat e grumbullimit për vendim të uljes së çmimit nga pesë për njësitet e yndyrës. Kjo do të thotë për fermerët lajm për falimentim e të cilët pashmangshëm do të protestojnë pasi duan zgjidhje të problemit”, tha ai.

    Sipas deputetit Aliu qeveria tashmë është në mes të dy zgjidhjeve ose të përkrahë fermerët ose Devollët.

    “Me një vendim të vetëm Devolli nxjerr fermerët nga halli dalin në rrugë. Por çka do të thotë kjo për qeverinë. Kërcenim e shantazh, natyrisht qe po, duan edhe më shumë milionë nga shteti, pasi milionët e tillë të marrë lehtësisht veçse ia shtojnë oreksin. Tani qeveria është në mesin e dy shuplakave të sinkronizuara mes qumështit pluhur dhe vajit të palës – Devollit dhe importuesit të vajit të palës”, tha ai.

    Nga Rubrika
    Lajme09 Janar 2025
    Një veturë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë, e që fatmirësisht nuk ka të lënduar....
    Lajme09 Janar 2025
    Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka kritikuar qeverinë aktuale të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje duke e...
    Lajme09 Janar 2025
    Eksperti i Sigurisë, Burim Ramadani, ka thënë në “Pressing” të T7, se para Vitit të Ri, edhe Bondsteel është përfshirë në ndërprerjen...
    Të tjera
    Vip09 Janar 2025
    Artistja e njohur, Rina Balaj ka publikuar një fotografi me ish-reperin Fero. Ajo këtij imazhi ia ka bashkëngjitur edhe një mbishkrim të...
    Bota/Rajoni09 Janar 2025
    Dy persona kanë përfunduar në spital pas një sherri të ndodhur në rrugën “Ndre Mjeda” në Tiranë. Policia ka njoftuar se një...
    Sport09 Janar 2025
    Rezistuan deri në minutën e 63-të. Vedat Muriqi me shokë nuk patën më shumë forcë për ta përballuar Real Madridin. Këta të...
    Lajme09 Janar 2025
    Nesër do të jetë dita e fundit e legjislaturës së 8-të në Kuvendin e Kosovës, e rrjedhimisht të premten do të shpërndahet...
    Vip09 Janar 2025
    A mendon se publiku të ka marrë inat për nominimin e Drilonit me Gjesti? Ishte pyetja e parë për Leo-n  në darkën...
    Bota/Rajoni09 Janar 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se arsyeja e vetme pse nuk ka shkuar të takojë Ilir Metën në burg...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.