×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Deputeti i PDK-së: Politikanët për një grusht vota shkelin masat anti-COVID

    FrontOnline
    30 Nëntor 2020

    Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu ka folur për gjendjen e rëndë në vend të krijuar si pasojë e përhapjes së koronavirusit. Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës, ka prioritet pushtetin dhe jo shëndeti ne qytetarëve.

    Haxhiu tha se politikanët në Kosovë po rrezikojnë shëndeti ne qytetarëve gjatë pandemisë për shkak të votave, duke përmendur këtu tubimet që janë parë në kuadër të zgjedhjeve që janë mbajtur në Podujevë.

    Haxhiu: Politikanët shkelin masat anti-COVID për një grusht vota

    “Kur politikanët shkelin masat për një grusht vota e pak pushtet dhe nuk ndëshkohen atëherë pse shteti i dënon qytetarët dhe amniston politikanët. Këta qeveritarë e politikanë të papërgjegjshëm sillen me aq komoditet, pa çarë kokën se çfarë po vuajnë pacientët dhe familjarët e tyre në spitale, çfarë mundi e çfarë sakrifice mbinjerëzore janë duke bërë një pjesë e madhe e mjekëve, personelit mjekësor dhe atij mbështetës tani e më shumë se tetë muaj. Qeveria nuk është duke kuptuar as rolin e saj e as Ministrisë së shëndetësisë gjatë pandemisë”, tha ai.

    Haxhiu tha se tashmë është bërë vonë për çdo hap parandalues lidhur me pandeminë Covid-19 dhe sipas tij duhet të ndermirën hapa urgjent, për sic tha ai, shpëtim nga katastrofa.

    Haxhiu: Ministria e shëndetësisë të angazhojë vullnetarë në luftën me koronavirusin

    “Minsrtria e shëndetësisë urgjentisht duhet të bëjë rifreskim të stafit duke angazhuar vullnetarë, të angazhojë të gjithë mjekët e diplomuar dhe të fillojë punën menjëherë me specializantët e pranuar në mënyrë vullnetari deri më 31.12.2020 dhe më pas me pagesë nga viti i ardhshëm”, tha ai.

    Ai tha se duhet të përgatiten me urgjencë hapësirat për pranin shtesë të pacientëve dhe të rritën pagat e sektorit të shëndetësisë, policisë e inspektoratit.

    Nga Rubrika
    Lajme18 Nëntor 2024
    Analisti politik, Dritëro Arifi, për FrontOnline, thotë se takimi i së hënës mes dy qeverive asaj të Kosovës dhe të Maqedonisë së...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Analisti politik në Maqedoninë e Veriut, Isen Saliu, për FrontOnline ka folur për takimin mes dy qeverive, asaj të Kosovës dhe të...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Ish-ministrja e punëve të jashtme në Qeverinë e Kosovës, Meliza Haradinaj, ka reaguar me anë të një statusi në “Facebook”, duke theksuar...
    Të tjera
    Lajme17 Nëntor 2024
    Dy persona, ngasësi dhe pasagjeri i një motoçiklete janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi sonte rreth orës 22:00 në...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Presidenti kinez Xi Jinping u zotua të bashkëpunojë me administratën e Donald Trump në SHBA, teksa zhvilloi bisedimet e fundit me presidentin...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kryeministri i Rumanisë, Marcel Ciolacu i është përgjigjur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i cili u dha mbështetje lojtarëve të Kosovës të...
    Vip17 Nëntor 2024
    Sara ka dhuruar spektakël sonte, me një performancë të papritur. E gjitha ndodhi gjatë një sfide dhe si dënim nga Xuxi mori...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, mbi qëndrimin e sontëm të...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Ish-ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, ka reaguar pas përmendjes së tij nga Kryeministri Albin Kurti lidhur me debatet për doracakët për mësimdhënës...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.