Ende nuk ka asnjë pikë kthese në Gjermani në frontin e pandemisë, por ne kemi thyer dinamikën e infeksioneve.
Kështu tha kancelarja gjermane Angela Merkel sot pas video-konferencës me ministrat-presidentë të landeve, duke shtuar se janë ende larg pragut të 50 infeksioneve për 100 mijë banorë.
Merkel më pas pranoi shumëllojshmërinë e pikëpamjeve me rajonet, të cilët nuk dëshironin masa të reja detyruese në një nivel ligjor.