“Blutë” kanë shprehur interesim për sulmuesin e Juventusit, Paulo Dybala përcjell “KosovaPress”.
Chelsea po tregon një interesim konkret drejt një lëvizjeje të mundshme për Dybalan. Argjentinasi është në bisedime me Juventusin rreth mundësisë së nënshkrimit të një kontrate të re, që do ta mbante Dybalan në radhët e “Zonjës së Vjetër” deri në vitin 2025, por Chelsea po e monitorojnë situatën në rast se Juventusi nuk arrin marrëveshje me të.
Po ashtu spekulohet se Chelsea provoi të nënshkruante me yllin e Interit, Lautaro Martinez, por që ky i fundit nuk ishte i interesuar të bënte një lëvizje drejt “Bluve”.