×
  • Sport
  • Sport

    ​Challandes: Jemi të gatshëm për përballjen me Spanjën

    FrontOnline
    30 Mars 2021

    Trajneri i Kosovës Bernard Challandes ka folur nga Spanja në një konferencë për media para ndeshje ndaj tyre e vlefshme për kampanjën kualifikuese për në Kampionatin Botëror “Katar 2022”

    Që në fillim Challandes tregoi se Kosova është e gatshme për sfidën me Spanjën edhe pse janë të vetëdijshëm që para tyre është një mision shumë i vështirë.

    “Pas humbjen që e kemi pësuar në ndeshjen e kaluar kundër Suedisë, nuk është aspak e lehtë që të përgatitemi për këtë ndeshje megjithatë e kemi të qartë që për ne është një nder por dhe një mundësi shumë e madhe për të luajtur kundër njërës prej ekipeve më të mira në botë dhe kemi provuar të përgatitemi sa më mirë dhe mendojmë se jemi të gatshëm për këtë përballje.”, tha fillimisht Challandes.

    Sa i përket aspektit taktik, trajneri i Kosovës tha se Kosova është një skuadër që luan futboll ofanziv edhe pse ndaj Spanjës duhet të mendojnë më shumë për mbrojtjen. Kurse sa i përket aspektit politik mbi qasjen e mediave spanjolle ne raport me Republikën e Ksovës, Challandes nuk pranoi të flas.

    “Sa i përket pjesë së parë të pyetjes nuk preferoj të lëshohem në aspektin politik, puna ime si trajner është që ta përgatis ekipin në mënyrën sa më të mirë të mundshme që të përballemi me një ekip si Spanja dhe jemi duke punuar në këtë aspekt që të përgatitemi për ndeshjen kundër Spanjës në aspektin e futbollit…..Kosova është një ekip që dëshiron të luaj futboll ofanziv, që kultivon futboll ofanziv duke ndërtuar lojën, duke pasur kontrollin e topit mirëpo po ashtu duhet ta kemi të qartë që kundër Spanjës nuk do të jetë detyrë e lehtë mbajtja e topit. Ne tentojmë dhe kemi idenë tonë të lojës ofanzive por po ashtu duhet ta kemi të qartë disa situata gjatë lojës duhet të jemi mbase më defanziv dhe të provojmë që të ruajmë sa më shumë portën tonë.”, shtoi Challendes.

    Më tutje,Challandes u shpreh kritik edhe ndaj mënyrës se si mediat spanjolle e kanë trajtuar Kosovën në javët e fundit para kësaj ndeshje duke potencuar se kjo ka mundur të ndikojë edhe në motivimin e lojtarëve.

    “Absolutisht nuk jemi të kënaqur me trajtimin që e kemi marrë e disa mediave spanjolle dhe këtë nuk mund ta fshehim sepse jemi të pakënaqur me trajtimin që na e kanë bërë, normalisht që kjo mund të ndikojë në motivimin edhe të ekipit edhe të futbollistëve në aspekt individual mirëpo mendoj se motivimi kryesor për ekipin dhe për lojtarët duhet të jetë fakti që luajnë Spanjjës, njërës prej kombëtareve më të mira në botë dhe fakti që kanë mundësi të sfidojnë veten në një shet të tillë, kundër një kombëtare të tillë.”, tha në fund trajneri i Kosovës.

    Nga Rubrika
    Sport15 Nëntor 2024
    Rumania dhe Kosova ndeshen sonte në Bukuresht në kuadër të Ligës së Kombeve. Tashmë janë publikuar edhe formacionet.
    Sport15 Nëntor 2024
    Tifozët mezi po presin që të shohin meçin mes Mike Tyson dhe Jake Paul. Kjo luftë ka tërhequr interesim të madh dhe...
    Sport15 Nëntor 2024
    Federata e Futbollit e Kosovës ka dalë me një njoftim për tifozët që kanë siguruar bileta për ndeshjen e sontme, Rumani-Kosovë. Federata...
    Të tjera
    Lajme15 Nëntor 2024
    Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Kushtrim Xhemaili, ka ironizuar me ministrin e qeverisë Kurti, Faton Peci i cili i...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës ka vazhduar ‘Turneun e Ndryshimit’ në Podujevë. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se “nga Podujeva deri në...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Daut Haradinaj nga AAK ka reaguar pas lajmit se vëllai i deputetes së VV’së Fitore Pacolli, ka përfituar grant 100 mijë euro...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Listës së ndalimit të doracakut “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues”, iu shtua edhe komuna e Mitrovicës.Përmes një njoftimi nga kjo komunë, ata...
    Bota/Rajoni15 Nëntor 2024
    Policia e Shtetit ka sekuestruar gati 700 mijë euro gjatë një kontrolli që iu bë veturës së një shtetasi shqiptar derisa i...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Ish-deputeti i Vetëvendosjes, tashmë i pavarur, Haki Abazi, ka reaguar pasi ministria e Faton Pecit i dha 100 mijë euro vëllait të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.