×
  • Kronika
  • Kronika

    ​Caktohet masa e paraburgimit ndaj tre personave për grabitje në një pompë të benzinës në Pejë

    FrontOnline
    22 Tetor 2020

    Prokuroria Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit ndaj tre personave.

    Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve B.P, D.K dhe Z.V, për shkak të dyshimit të bazuar se me datë 12.09.2020, rreth orës 21:40, në magjistralen Prishtinë – Rozhajë, në një pompë të derivateve, duke vepruar si anëtar të grupit me përdorimin e kanosjes serioze për të sulmuar jetën apo trupin e viktimës, përvetësojnë pasurinë e luajtshme të personit tjetër me qëllim që vetes t’i sjellin dobi pasurore.

    Me këto veprime të pandehurit dyshohet se kanë kryer veprën penale grabitje.

    Të pandehurve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji pasi që gjykata vlerësoi se ekziston dyshimi se të njëjtit e kanë kryer veprën penale për të cilën dyshohen dhe se kjo vepër bënë pjesë në grupin e veprave të rënda penale për të cilat parashihet dënimi prej 7 deri në 15 vite burgim andaj, me gjetjen e mundshme të pandehurve në liri ekziston rreziku që të arratisen me qëllim që t’i shmangen dënimit që iu kanoset po qe se provohet fajësia e tyre. Gjithashtu, gjykata caktimin e masës së paraburgimit e arsyeton me faktin se kjo çështje është në fazën hetimore dhe pritet që të dëgjohen dëshmitarët dhe vetë të pandehurit ashtu që me gjetjen e mundshme të tyre në liri, me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale, mund t’i ndryshojnë deklaratat e dhëna në polici duke i harmonizuar mbrojtjet mes tyre si dhe të ndikojnë në dëshmitarë e me këtë të pengojnë rrjedhën normale të procedurës. Gjykata vlerësoi edhe masat tjera alternative për sigurinë e pranisë së të pandehurve në procedurë mirëpo, vlerësoi se në ketë fazë të procedurës asnjë masë tjetër alternative nuk do të ishte e adekuate ndaj të pandehurve.

    Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

    Nga Rubrika
    Kronika16 Janar 2025
    Një person në Rahovec ka njoftuar policinë se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj....
    Kronika16 Janar 2025
    Policia e Kosovës, në raportin e saj ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar mbi 1 mijë e 700...
    Kronika16 Janar 2025
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj 24-orësh ka njoftuar se gjatë kësaj kohe në vend janë raportuar 3 raste të dhunës...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202516 Janar 2025
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Florim Krasniqi, ka dhënë një vlerësim të lartë për kandidatin për kryeministër nga koalicioni opozitar, Ramush Haradinaj. "Nëse...
    Bota/Rajoni16 Janar 2025
    Është gjetur i vdekur një nxënës pranë shkollës së mesme “Kryqi i nderuar” në Gjirokastër. Nxënësi 21-vjeçar Simon Sholla, është gjetur në...
    Kronika16 Janar 2025
    Një person në Rahovec ka njoftuar policinë se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj....
    Zgjedhjet 202516 Janar 2025
    Kandidati për Kryeministër nga PDK, Bedri Hamza sot ka takuar themeluesin dhe zhvilluesin e sistemit të testeve dhe instrumenteve arsimore të PISA-s,...
    Kronika16 Janar 2025
    Policia e Kosovës, në raportin e saj ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar mbi 1 mijë e 700...
    Zgjedhjet 202516 Janar 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje "ka dëshpëruar të gjithë Kosovën" duke e akuzur këtë parti për mungesë planesh...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.