Ministri i Shëndetësisë i Bullgarisë Kostadin Angelov tha sot se ai i ka propozuar qeverisë të vendosë një bllokim në mënyrë që të ngadalësojë përhapjen e koronavirusit, ndërsa spitalet po përpiqen të merren me situatën dhe nuk mund të trajtojnë të gjithë pacientët.
Vendi renditet i pari sa i përket përqindjes së njerëzve që kanë vdekur nga COVID-19 në Evropë dhe numri i rasteve të reja mbetet i lartë, mbi 4 mijë në ditë.
Për të ngadalësuar përhapjen e virusit, Angelov kërkon mbylljen e të gjitha shkollave, kopshteve, restoranteve dhe dyqaneve, duke përjashtuar dyqanet e ushqimit.
“Restorantet do të lejohen të dërgojnë ushqim, por klubet e natës, objektet për kalimin e kohës së lirë dhe ato sportive do të mbyllen gjithashtu”, tha ministri i Shëndetësisë në një konferencë shtypi.
Ndërkohë, ai gjithashtu do t’i kërkojë qeverisë të zgjasë situatën e jashtëzakonshme të pandemisë deri në fund të marsit 2021.
Ndryshe, masat e reja do të hyjnë në fuqi duke filluar nga data 27 nëntor.