×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ​Bullgaria negocion me amerikanët për ndërtimin e reaktorit të ri bërthamor

    FrontOnline
    15 Tetor 2020

    Qeveria bullgare i ka dhënë ‘dritën jeshile’ kompanisë shtetërore të energjisë Bulgarian Energy Holding (BEH) për të negociuar me kompanitë e SHBA-së mbi ndërtimin e një reaktori të ri bërthamor në Kozloduy, tha ministrja e Energjisë Temenzuka Petkova.

    “Qeveria i ka dhënë BEH një mandat për të filluar negociatat me kompanitë amerikane që zhvillojnë teknologji bërthamore për të studiuar opsionet për ndërtimin e një reaktori të ri,” tha Petkova.

    Kryeministri Bojko Borisov tha të martën se reaktori i ri do të bazohet në teknologjinë amerikane.

    Bullgaria dëshiron të ndërtojë një reaktor të ri për të përmirësuar sigurinë e energjisë dhe për të kaluar në metoda më pak ndotëse të prodhimit të energjisë elektrike, në përputhje me synimet e BE për neutralitetin e klimës deri në vitin 2050.

    Nuk janë bërë të ditura emrat e kompanive që do të marrin pjesë në negociata, por kjo do të bëhet e ditur në fund të janarit 2021.

    Fabrika Kozloduy ka dy reaktorë bërthamorë nga 1000 megavat, dhe qeveria po kërkon investitorë për një projekt të planifikuar prej 10 miliardë eurosh në Belene, i cili pritet të përfshijë dy reaktorë bërthamorë megavat 1000 megavat.

    Të dy projektet janë të nevojshëm pasi që Bullgaria do të fillojë të mbyllë termocentralet me qymyr pas vitit 2030.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Donald Trump ka emëruar Robert F. Kennedy Jr për të udhëhequr departamentin e Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore. “Jam i emocionuar të shpall...
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Rastet e fruthit janë rritur me më shumë se 200 për qind në rajonin evropian gjatë vitit të kaluar në mes të...
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Një urë në Krimenë e pushtuar nga Rusia është shembur “spontanisht”, duke dëmtuar shinat hekurudhore poshtë saj dhe duke lënë dy persona...
    Të tjera
    Lajme14 Nëntor 2024
    Gazetari dhe analisti, Lavdim Hamidi, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se në zgjedhjet 9 shkurtit, ‘goditjen’ më të madhe Lëvizja Vetëvendosje...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka thënë se janë të gatshëm të përballen me të gjitha sfidat e sigurisë, dhe se,...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë kryesisht i vranët, ku pritet në zona të caktuara të ketë reshje të pakta shiu e...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka dënuar sulmin me thikë në Ferizaj, i cili ndodhi për shkaqe etnike.Kusari-Lila ka...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi gjatë ditës së nesërme do të dorëzojë padi ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme...
    Vip14 Nëntor 2024
    Dalja e Gjestit nga shou më i madh televiziv shqiptar, Big Brother VIP Kosova, do të gëzonte disa prej banoreve brenda shtëpisë....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.