×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Bogujevci nuk e pranon kërkim faljen e kryeministrit Hoti

    FrontOnline
    26 Nëntor 2020

    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci nuk e pranon kërkim faljen e kryeministrit Avdullah Hoti, lidhur me deklaratat e zëvendësit të tij për të pagjeturit. Bogujevci thotë se përderisa kreu i qeverisë vlerëson se deklaratat e Selmanajt janë shtrembëruar, nuk ka për çfarë të kërkojë falje.

    Deputetja e partisë së Albin Kurtit, në një intervistë për KosovaPress, thotë nëse ka një pikë dinjiteti zëvendëskryeministri Driton Selmanaj nuk do të duhej të shkonte në seancën e nesërme të Kuvendit.

    Bogujevci: Në momentin kur thua që fjalët e tij janë shtrembëruar nuk beson që e ka bërë atë gabim

    “Në momentin kur thua që fjalët e tij janë shtrembëruar, ti nuk po beson në fakt që e ka bërë atë gabim. Nuk e kuptoj për çka po kërkon falje. Unë e kam përmend tash e sa herë, nuk e kam problemin tek unë si Sarandë, pasi kërkim falja është dashtë me ardh qysh prej fillimi, qysh prej momentit kur është thënë se kjo temë është konsumuar dhe ezauruar. Qysh prej momentit kur kemi pasur vështirësi të kemi, qoftë zëvendëskryeministrin, qoftë kryeministrin në komision. Pas presioneve të shumta kanë mbërri me ardh. Kjo duhet të jetë kërkim falja për familjarët, për pjesën që i kanë prek me fjalët dhe me trajtimin e kësaj çështjeje. Nuk ka pse më kërkon falje mua, duhet t’i kërkojë falje atyre që janë lënduar gjatë këtyre ditëve. Kjo për mua është me rëndësi”, thotë ajo.

    Nëse Selamanaj nesër do të paraqitet në sallën e seancave plenare, deputetja Bogujevci nuk tregon se çfarë cilat veprime do t’i ndërmarrë Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët ditë më parë thanë se nuk e pranojnë të tretin e qeverisë në Kuvend.

    Bogujevci: Mendoj që nëse ka një pikë dinjiteti, ai nuk vjen në seancë

    “Mendoj që nëse ka një pikë dinjiteti, ai (Selmanaj) nuk e bënë atë (nuk merr pjesë në seancë). Në fakt deri më tani është dashur të jepte dorëheqje prej posti të cilin e mbanë. Prapë po e them jo pse ka të bëjë diçka me mua, apo subjektin tim, por për shkak të familjarëve dhe kërkesave të qytetarëve që i kanë pasur deri tani, shqetësimin e tyre në këtë drejtim. Tjetra është problematike fakti që ne jemi deputetë të Kuvendit dhe qoftë në seanca, apo në komisione, zyrtarë të qeverisë totalisht, ose të shpërfillin, ose përdorin gjuhë jo të mirë. Ne jemi në shtëpinë tonë, mendoj që Kuvendi duhet të respektohet dhe ai që dha deklarata të tilla të ketë së paku dinjitet…ta shohim si do të rrjedh koha gjatë seancës”, u shpreh Bogujevci.

    E për reagimet pas ngjarjeve të javës së kaluar për të pagjeturit, Bogujevci thotë se qëllimi ka qenë për të gjetur një zgjidhje të mirë për të pagjeturit, e jo vetëm sa për të folur.

    Ajo vlerëson se më mirë është që qeveria mos të përmend fare këtë temë në procesin e dialogut, sesa të vazhdojë atë në këtë formë siç po vepron.

    Bogujevci: Nuk e kemi pasur për qëllim të kemi një seancë veç sa për të folur për çështjen e të pagjeturve.

    “Nuk e kemi pasur për qëllim të kemi një seancë veç sa për të folur për çështjen e të pagjeturve. Kemi pasur një seancë për shkak se është shqetësuese mënyra si trajtohet çështja e të pagjeturve në dialog me Serbinë. Kjo ka qenë tema specifike, nuk po flasim për çështje të brendshme të Kosovës, por për çështjen e të pagjeturve se si trajtohet në dialog me Serbinë. Kjo është në dëmin tonë dhe kauzës nëse trajtohemi barabartë karshi Serbisë. E kam përmend tash e sa herë duhet të ketë persona ekspertë të kësaj fushe, duhet të ketë kërkesa konkrete, argumente konkrete karshi Serbisë për trajtimin e kësaj çështjeje. Sinqerisht është më mirë mos përmendet kjo temë hiç në këtë proces të dialogut sesa në formën që është bërë”, deklaron ajo.

    Javën e kaluar për temën e të pagjeturve pati tensione të mëdha në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku deputetët ishin afër edhe një përleshjeje fizike.

    Ndërsa vet deputetja Saranda Bogujevci është e mbijetuara e masakrës së Podujevës nga forcat serbe në vitin 1999.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Nëntor 2024
    Për të dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell, me përjashtim për në orët e mëngjesit ku do të ketë vranësira...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq ka folur për rastin e rrahjes së ish-kreut të Listës Serbe, Goran Rakiq. Rashiq ka...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Faton Peci, ministër i Bujqësisë e ka vazhduar avazin e dhënies së granteve drejt njerëzve të afërt me të. Kësaj radhe Peci,...
    Të tjera
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ish shefi i stafit të kongresistit amerikan, Eliot Engel, dhe bashkautor i një raporti për Kosovën, Jason Steinbuam, ka shprehur qëndrimin se...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën “Ahmet Kaçiku”. Rastin...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Lideri i LDK’së dhe njëherësh kandidat për kryeministër, Lumir Abdixhiku është shprehur falënderues për atmosferën e paharueshme sonte në Istog. Ai shtoi...
    Sport16 Nëntor 2024
    Rikthimi i Mike Tyson në ring pothuajse 20 vjet pas luftës së tij të fundit profesionale shkoi siç pritej për 58-vjeçarin, pavarësisht...
    Sport16 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Shqipërisë është duke luajtur ndaj Çekisë në UEFA Nations League, raundi i pestë. Kujtojmë që ndeshja është duke u zhvilluar...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Sekretari organizativ i Rinisë Demokratike të Kosovës, Trim Syla, ka publikuar një parullë, pas skandalit me 100 mijë euro grant, për vëllain...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.